E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrje krijuesve

“7arte” është anëtare e rrjetit “NISIMASA” që nga viti 2006. Vitin e kaluar janë caktuar 12 finalistë nga 22 skenarë nga shtetet evropiane të përfaqësuara në rrjetin NISI MASA. Vitin e kaluar ky rrjet garoi me skenarin “Kthimi" të Dituri Neziraj, i cili është pritur me interesim nga Juria Evropiane, ndërsa këtë vit Rrjeti Evropian i kineastëve të rinj NISI MASA ka bërë ndryshime në formatin e organizimit të Garës për skenarë, duke e shndërruar në “Thirrje për skenar” e cila zhvillohet në kuadër të projektit "European Short Pitch 2011".

“Kosova ketë herë do të konkurrojë me shtetet që nuk janë në kuadër të Evropës, aty do të hyjnë Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Rusia dhe Turqia. Këto janë pesë shtete me të cilat çdo skenar i Kosovës do të garojë për të hyrë në dyshen plotësuese të numrit 25, dy zgjedhën prej këtyre pesë shteteve, ndërsa 23 prej finalistëve tjerë të Evropës”, u shpreh drejtuesi i asociacionit 7arte Lulzim Hoti.

Sipas Hotit, kjo garë ka ndryshuar kahjen dhe konsiderohet që është shumë më praktike për të pasur rezultate më konkrete. Ideja është që skenari fitues bashkë me finalistët tjerë të këtij rrjeti të Evropës do të marrin pjesë në një work-shop për shkrim të skenarit, ku aty do të diskutohen skenarët e shkruara nga vetë finalistët nga një staf profesional të tutorëve, dhe bashkërisht këto skenarë që kanë shkruar vetë finalistët i prezantojnë para producentëve. Me këtë rast ata do të kenë mundësi për me zhvilluar filmin sa më shpejt, pastaj do të krijohen mundësi më të mëdha për ta distribuuar në Evropë.

Fituesi nga Kosova para tri viteve, Ariel Shabani e ka pasur këtë mundësi, ta përcjell një workshop të tillë, i cili ka gjetur mbështetje nga producentët atje, por pastaj edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Krijuesit e rijnë prej moshës 18-28 vjeçare mund të aplikojnë deri më datën 31 korrik 2010 për të marrë pjesë në European Short Pitch 2011.

“European Short Pitch” organizohet që nga viti 2007 në Moulin d’Andé-Céci (France) me ç’rast 25 artistë evropianë prezantojnë skenarët e tyre para tutorëve me përvojë si dhe pjesëmarrësve tjerë, duke e zhvilluar idenë dhe prezantuar para një numri të madh producentësh evropianë.

Vitin e kaluar krijuesit kanë qenë të kufizuar në përzgjedhjen e temës, ndërsa këtë vit jo. Pjesëmarrësit mund të shkruajnë në gjuhët zyrtare që njihen në Kosovë, dhe skenari duhet të kufizohet në kuadër të 20.000 shenjave.

Skenarët duhet të dorëzohen në adresën e Asociacionit 7arte, për t’u përzgjedhur më pas skenari më i mirë përfaqësues nga Kosova. “Vlen të konkurrohet me skenar sepse është një mundësi e mirë që të shihet puna e çdo krijuesi, jo vetëm në vend por edhe më gjerë. Besoj që çdo skenarist apo entuziast i filmit duhet të provojë dhe të matë aftësinë e tij karshi konkurrentëve tjerë” u shpreh Hoti

Filmat e prodhuar si rezultat i kësaj punëtorie, kanë arritur të shfaqen në festivale të ndryshme evropiane, ndër të tjera edhe në kuadër të "Carte blanche" të festivalit të Cannes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›