Skena UP në Spanjë dhe Holandë

Regjisorja e re, por edhe përfaqësuesja e festivalit “Skena Up”, Hana Qena pritet që të marrë pjesë në dy festivale të ndryshme brenda muajit qershor.
Shfaqja e konceptuar dhe me regji nga Hana Qena së pari do të marrë pjesë në Spanjë, pastaj në Holandë.
Kjo shfaqje do të jetë në konkurrencë zyrtare në ACT Festival në Bilbao (Spanjë) që do të mbahet nga data 1 deri më 5 Qershor dhe në ITFs.
Festivali do të jetë në kuadër të programit të krijuesve të rinj që do të mbahet nga data 23-31 Qershor në Amsterdam, që të dy këto festivale janë studentore dhe prezantojnë veprat e regjisorëve studentë nga shumë vende të botës. Shfaqja e Qenës zgjat 25 minuta dhe në të janë tri tregime të shkruara bashkërisht nga Hana Qena dhe Vesa Qena.
Në këtë shfaqje luan Alban Zogaj ndërsa konceptin vizual dhe skenografinë e ka bërë Bardhi Haliti.
Koncepti i shfaqjes është ky: Ai nuk mund t'i durojë figurat tiranike. Për t'u çliruar nga ato ai duhet të marrë vendime të guximshme, në fillim ai duhet ta shkatërrojë figurën e
prindit. Ndyrësia e babait dhe pastërtia e nënës e nxisin atë për të shkatërruar çdo gjë rreth tij. Momentin kur ai fillon të kuptojë jetën, dëshiron të vdesë?