Uollfarth: Politika tu kushtojë vëmendje të veçantë rekomandimeve të BE-së
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Uollfarth, ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Fierit, ku është pritur nga kryetari i bashkisë, Baftjar Zeqo.
Nga Fieri, ambasadori Uollfarth i ka bërë thirrjen e radhës klasës politike në vend për të bashkëpunuar për përmbushjen e reformave që kërkohen nga Bashkimi Europian si kusht për integrimin e vendit.
Duhet të ketë bashkëpunim mes palëve për reformën zgjedhore. Politika duhet tu kushtojë vëmendje të veçantë rekomandimeve të Bashkimit Europian, theksoi Uollfarth, duke shprehur gatishmërinë e OSBE-së për të asistuar në ndryshimet në Kodin Zgjedhor. / G. N.
