E Diel, 1 Nëntor 2026

Taulant Balla, 400 votues të importuar për të manipuluar Steblevën – në PS shihet si përgjegjës për humbjen e Tiranës

20-05-2011 / Gazeta 55

Edi Rama po bën një luftë të paprecedentë qoftë edhe për “një” votë të vetme në kryeqytet, ndërsa nga ana tjetër, ka qenë Taulant Balla, deputeti socialist i Librazhdit, i cili i ka hequr nga listat e votuesve të Tiranës plot 400 votues, për t’i transferuar në komunën Steblevë të Librazhdit, një bastion ky i Partisë Demokratike.
I gjithë investimi i karrierës politike të z.Balla, paska qenë thyerja e bastionit 20-vjeçar të PD-së, në një zonë që në të vërtetë nuk i kalon 2000 banorët dhe 1000-1500 votues. Taulanti u mashtrua nga një besim i tepruar në vetvete se, Rama ia del në Tiranë dhe se këta 400 votues janë thjesht një vrimë në ujë në impaktin e tyre në rezultatin final, për garën e kryeqytetit. Por, realiteti flet të kundërtën.
Shqetësimi i Taulantit është vërtetë i madh. Largimi i 400 votuesve besnikë të PS-së për në komunën e Steblevës, në mënyrë që prej andej të raportonte në selinë socialiste se, në rrethin e Librazhdit arriti një rezultat të mirë elektoral, e bën atë përgjegjësin kryesor për dështimin e madh të Ramës dhe PS-së në Tiranë.
S’është e qartë se si do justifikohet Balla te Rama, por ajo që është parë këto 2-3 ditët e fundit, ka qenë një tendencë e llahtarshme e deputetit socialist për të depërtuar me çdo kusht në ambientet e brendshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Arsyeja është e qartë.
Ai s’do që të lexohen votat e qytetarëve të Tiranës, pasi dukshëm Edi Rama po korr humbjen e shumë pritur si dhe në kujtesë të tij mbeten 400 votat e larguara në mënyrë të paligjshme drejt Steblevës së largët (për të cilën ka një ankim zyrtar nga ana e Partisë Demokratike). Kjo frikë, përballë edhe një akti të mundshëm dhunshme të Edi Ramës, e detyron Taulantin që me shpresa të venitura t’i drejtohet i vetëm institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...atëherë kur edhe Eduard Shalsi, Paulin Sterkaj, Fatmir Toçi, Ditmir Bushati apo edhe Saimir Tahiri, e kuptojnë se kjo është e pamundur si dhe, ata s’mund të bëhen gazi i botës në sytë e të gjithëve, teksa fluturojnë si topa basketbolli mbi kokat e protestuesve, për mandatin që kërkon të marrë me dhunë Edi Rama.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›