E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Taulant Balla dënohet sërish për shpifje”

14-05-2013 / Gazeta 55

Deputeti recidiv i akuzave të rreme gjobitet nga Gjykata e Tiranës

Gjykatës së Tiranës i mjaftuan 11 seanca gjyqësore për t’u bindur se deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka shpifur në adresë të djalit të kryeministrit Sali Berisha. Për këtë shpifje, gjykata urdhëroi deputetin e PS-së Balla të paguaj në formë dëmshpërblimi për Shkëlzen Berishën  një shumë prej 2 milion lekëve të reja. Avokati i djalit të kryeministrit, në konkluzionet përfundimtar kërkoi nga gjykata që Balla të dënohet me 7 milion lekë. Sipas vendimit, Balla akuzoj djalin e kryeministrit për pasuri të paligjshme, të përfituara në emër të babait të tij, kryeministër.
Më parë deputeti Taulant Balla është dënuar për shpifje kundrejt ministrit Genc Pollo. Balla gjatë një seancës në Kuvendin e Shqipërisë në tetor të vitit 2011 e akuzoi ministrin Pollo për korrupsion dhe abuzim me tenderat. Gjykata e Tiranës ka dënuar deputetin socialist me 30.000 lekë gjobë. Balla do të paguajë edhe shpenzimet e 17 seancave gjyqësore të zhvilluara gjithsej. Gjykata e Tiranës, me gjyqtar Bledar Abdullain mori vendim dje, për pranimin e padisë të ministrit për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo, kundrejt deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Po ashtu Balla është dënuar për shpifje kundrejt zv/drejtorit të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, i cili akuzonte deputetin socialist, për shpifje dhe cenim të imazhit. Sidoqoftë duket ashiqare se formula çdo shpifës do jetë anëtar kryesie i PS si dhe do ketë në ngarkim funksione të rëndësishme në parti, duket se po funksionon. Patentën e shpifësit e ka marrë edhe Taulant Balla, bashkë me një gjobë prej 7 milionë lekësh, për shpifje. Në proces gjykimi për akuza, shpifje dhe përbaltje ndaj deputetëve të mazhorancës janë dhe deputetët Erjon Braçe, Eltar Deda dhe Vasilika Hysi. Po ashtu janë gjobitur nga Gjykata e Tiranës për shpifje dhe dëmtim imazhi edhe Artan Gaçi, Ermonela Felaj, Eduard Shalësi dhe Sajmir Tahiri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›