PD: Vota e Ramës kundër ndihmave për të përmbyturit, tregues i urrejtjes që ai ka për Shkodrën
Kryetari i Partisë Demokratike të Tiranës, Aldo Bumçi, në një deklaratë për mediat ka përshëndetur sot vendimin e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit për të akorduar 40 milionë lekë ndihmë për familjet e përmbytyra në veriperëndim të vendit, por nga ana tjetër ka dënuar edhe votën kundër të socialistëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të shpirtit të zi të Edvinit si dhe të urrejtjes së trashëguar që ai ka për Shkodrën. Ja edhe deklarata e plotë e deputetit Aldo BumçiEdvin Kristaq Rama qe po manipulon ne cdo ore dhe dite fatkeqesine natyrore ne Shkoder nxori dje lakuriq para shqipetareve shpirtin e tij te zi dhe urrejtjen e trasheguar nga eterit e tij historikë dhe biologjikë për Shkodrën. Dje Edvin Kristaq Rama urdheroi keshilltaret e tij ne keshillin e bashkise se Tiranes te mos votojne per nje ndihme ne emergjence ndaj qytetit te Shkodres dhe komunave te permbytura nderkohe qe ndihmat per qytetin e Shkodres dhe komunat e permbytura kane arritur nga qindra bashki dhe komuna te Shqiperise; nga dhjetera komuna nga Kosova dhe Maqedonia por dhe nga Bashkia e Athines. Ndersa Bashkia e kryeqytetit te vendit ne kuader te ndihmes per zonat e permbytuira vendosi nje arke perpara bashkise e cila po mbush xhepat e zyrtareve bashkiak. Si deputet dhe kryetar i Partise Demokratike per Tiranen denoj kete qendrim c’njerezor te Edvin Kristaq Rames dhe keshilltareve te tij Bashkiak te cilet 4 dite me pare me urdher te z. Rama bojkotuan mbledhjen e keshillit bashkiak te Tiranes ku do te merrej vendimi per te ndimuar zonmat e permbytura, kurse dje ata refuzuan te votonin pro ndihmes per Shkodren dhe komunat e permbytura qe miratoi keshilli bashkiak i qytetit te Tiranes. Partia Demokratike pershendet keshilltaret e kryeqytetit qe votuan per dhenien e ndihmave duke vene ne vend dinjitetin e cdo qytetari te Tiranes ...