Skelete ne oborrin e shtepise
LUSHNJE - Plot nje vit pas zbulimit te nje skeleti ne oborrin e familjes Gjata ne fshatin Fiershegan te Lushnjes, nje tjeter skelet doli dje ne drite, teksa 14-vjecari Armand Gjata po tentonte te ndizte nje zjarr. Armandi tregon per "Korrieri"-n se zbulimin e skeletit e kreu nderkohe qe po germonte ne toke, kur papritur lopata i hasi ne dicka te forte. Menjehere vogelushi nderpreu germimin dhe lajmeroi te atin, Astritin, qe nje vit me pare ishte deshmitar gjetjes se nje tjeter skeleti te nje ushtari italian. Astriti vazhdoi me tej germimin, derisa skeleti doli teresisht ne drite. Ne krahun e djathte te tij u gjet nje medaljon metalik, ne te cilin nuk mund te lexohej asgje, por qe mendohej te ishte shenuar emri i personit te vdekur. Astriti tregon se ishte ne dileme, nese duhet te njoftonte organet e policise apo Ambasaden Italiane. Skeleti i dyte eshte gjetur reth 1.5 meter larg atij te parit. I pari u gjet me fytyren permbys nga toka dhe paksa i demtuar, kurse i dyti me koken lart, me fytyre paksa te anuar dhe me nje medaljon ne kraharor. Ne pamje te pare duket se ai i perket nje njeriu te ri ne moshe, pasi nuk i mungon asnje dhemb apo dhemballe. Sipas te moshuarve te fshatit, ai mund te jete skelet i ndonje ushtari Italian te vrare gjate luftes italo-greke, ne fund te shek.18. Gjithashtu, te mocmit thone se ekziston mundesia qe aty te jete ngritur nje varreze e vjeter, por deri tani askush nga qeveria shqiptare nuk ka marre mundimin te jape konkluzionin perfundimtar. Me 20 shkurt 2007, gjate germimeve ne oborrin e shtepise, Astrit Gjata zbuloi nje skelet njeriu me mbishkrimin Ryllis Forti. Policia qe mberriti ne vendngjarje, izoloi vendin dhe thirri per inspektime te metejshme ambasaden Italian, per shkak se dyshohej se skeleti i perkiste nje ushtari italian. Perfaqesuesit italiane, pasi moren skeletin, bashke me gjetjet e tjera, i komunikuan te zotit se do e njoftonin se kujt i perkisnin kockat, por kjo nuk ndodhi. Lajmin per gjetjen e skeletit e transmetoi madje edhe televizioni italian Rai Uno. A. Sefa