E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo: LSI është për korrektim të sistemit

TIRANË Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, ka komentuar dje propozimet e bëra nga LSI-ja pranë Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Tavo ka sqaruar se LSI-ja kërkon korrektim të sistemit zgjedhor aktual. Deputeti i LSI-së dhe nënkryetari i Kuvendit shtoi se të gjitha propozimet e bëra nga LSI-ja janë në kuadër të përmirësimit dhe reflektimit mbi ato gabime që u bënë në Kodin Zgjedhor të 2009-s. “Propozimet e LSI-së në lidhje me sistemin zgjedhor janë bërë jo për ndryshimin e sistemit, ashtu siç interpretohen dhe e komentojnë disa, por për një korrektim të mundshëm të sistemit zgjedhor aktual, në mënyrë që të arrijmë maksimumin e mundshëm për të përmirësuar gabimet që ka sjellë kodi i 2009-s, një kod i cili është bërë nga një komision bipartisan atëherë midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste”, u shpreh deputeti i LSI, Vangjel Tavo. Ai shtoi se kodi aktual zgjedhor është vepër e Partisë Socialiste, e cila, sipas tij, me propozimin që bëri në vitin 2008, kishte si qëllim eliminimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga skena e politikës shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›