Tavo Marreveshja me PS-ne i jep LSI-se 40 te pushtetit nese fitojne
Vangjel Tavo, një nga emrat e njohur të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka deklaruar në Gjirokastër marrëveshja me socialistët parashikon ndarjen e pushtetit në rast fitoreje, gati përgjysëm.
40% të tortës së pushtetit e gëlltit LSI. Vangjel Tavo shpjegoi nga Gjirokastra marrëveshjen me PS-në.
Zyrtarisht, Ilir Meta nuk konfirmon. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdon të përsërisë në publik se e vetmja marrëveshje me PS-në e Edi Ramës është ajo e firmosur në Shkodër.
Por nëse pohimet e Tavos në Gjirokastër vërtetohet, LSI dyfishon gardhin e pushtetit që kishte kur ndante Qeverinë me demokratët. Që do të thotë se për të shkëputur Metën nga krahët e Berishës, Edi Ramës duket se I është dashur t’i ofrojë dyfishin e fetës së pushtetit. Pavarësisht nga rrudhosja e buzëve që kjo mund të shkaktojë në ish-selinë rozë.