E Diel, 1 Nëntor 2026

Treshja Milo-Gjinushi-Koci Nese spranohet korrektimi jo ne koalicion me PS-ne

Milo Nese nuk ka ndryshime te Kodit Zgjedhor ne do te ndertojme nje formacion te perbashket elektoral vec nga PS-ja

Ne kohen kur dy partite e medha kane vazhduar punen e Komisionit te Reformes Zgjedhore e ku nga ana tjeter duket se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk do te jete i mundur aleatet e PS-se shprehen se nese nuk merren parasysh kerkesat per korrektim ne sistem ata do te dalin jashte koalicionit te majte. Kreu i PSD-se Skender Gjinushi ai i PDS-se Paskal Milo dhe kreu i PSV 91 Petro Koci deklaruan dje se krijimi i mundshem i nje formacioni te perbashket mes tyre do te vije jo vetem per te sjelle nje bashkim me te madh ne vota por njekohesisht edhe si nje menyre per te bere presion ndaj PS-se per te ndryshuar sistemin zgjedhor aktual. Kryedemokratsociali Milo pohoi per Top Channel se forca politike qe ai drejton se bashku me PSD-ne e Gjinushit dhe PSV e Kocit mund te mblidhen se bashku ne nje formacion te perbashket politik per maksimalizimin e votave ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por nga ana tjeter Milo nuk nguroi te paralajmeronte forcen me te madhe opozitare se nese kjo e fundit nuk do te marre parasysh kerkesat e partive aleate per korrektim te sistemit atehere keto parti nuk do jene me pjese e koalicionit Aleanca per te Ardhmen. Nese nuk do te kete ndryshime te Kodit Zgjedhor ne do te jemi te prire te ndertojme nje formacion te perbashket elektoral vec nga PS-aj. Por nese do te behet elementi korrektimit kombetar dhe do te kete garanci per numerimin e votave ne do te shkojme ne nje koalicion te perbashket me PS-ne - tha Milo. Ndersa nga ana tjeter Gjinushi dhe Koci pohuan se qellimi primar i tyre mbetet qe edhe me krijimin e nje partie te perbashket serish ata te jene pjese e koalicionit qe drejtohet nga PS-ja. Por kjo sigurisht do te mund te ndryshonte nese asnje nga kerkesat e ketyre partive te vogla per sistemin elektoral nuk do te merrej parasysh nga Komisioni i Reformes Zgjedhore.

Partia e re

Tre kreret e partive aleate te PS-se Skender Gjinushi i PSD-se Paskal Milo i PDS-se dhe Petro Koci i PSV 91 deklaruan se shume shpejt ata do te krijojne nje parti te perbashket me qellimin kryesor per maksimalizmini e votes. Ne lidhje me kete Gjinushi theksoi dje se forca qe ai drejton ka qene gjithmone e gatshme per te krijuar bashkime brenda se majtes. Partia Socialdemokrate prej kohesh ka qene per bashkime brenda te majtes per nje koordinim sa me te mire veprimeve te partive opozitare te majta dhe per institucionalizimin e ketyre bashkimeve. Jemi ne kontakt dhe kemi punuar vazhdimisht qe ky bashkepunim te jete sa me i mire - deklaroi ai. Nga ana tjeter Petro Koci i PSV 91 u shpreh Eumlshte nje projekt per te bashkuar veprimin organizativ sidomos elektoral jo vetem te tre partive tona PSV PSD dhe PDS por edhe te ndonje partie tjeter ne menyre qe koalicioni ku ne bejme pjese qe drejtohet nga PS te jete me efektiv ne tregun politik. Dy dite me pare kreret e tri partive aleate te PS-se bene te ditur mundesine e bashkimit te forcave qe ata drejtojne ne nje parti te vetme. Ne vijim te veprimit politik te se majtes socialiste dhe socialdemokrate jane shtuar takimet mes kryetareve te PSD PDS e PSV 91. Sot ne seline e PSD u zhvillua nje takim mes kryetareve Gjinushi dhe Koci. PDS PSD dhe PSV jane te gatshme tashme per realizimin e ketij projekti sepse ato gjykojne se ky bashkim forcon veprimin politik te se majtes dhe rrit shanset e fitores ne zgjedhjet e aferta politike - u pohua ne njoftimin e partive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›