E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Babagjyshi" Basha, 8 mije dhurata per vogelushet

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha u ka dhuruar dje femijeve te kopshtit numer 3, nga nje pako, duke i gezuar ata se tepermi. Ndonese besojne se eshte babagjyshi i Vitit te Ri ai qe u permbush te gjitha kerkesat, shpesh te shkruara edhe ne leter, ata besuan se dhuratat mund t'ua beje cdokush qe i do femijet dhe qe ka perkujdesje per ta. Pasi shperndau dhuratat, Basha uroi vogelushet per festat e fundvitit ndersa premtoi se te gjithe vogelushet ne cerdhe dhe kopshtet Tiranes do te marrin dhurata simbolike nga Bashkia e Tiranes me ndihmen e sektorit privat. "Mbi 8 mije dhurata te tilla shperndahen sot, ne ditet e ardhshme, anembane sistemit parashkollor te Tiranes ne kopshtet dhe cerdhet e Tiranes, nderkohe qe do te behet nje perpjekje per te shperndare dhurata edhe ne arsimin fillor, pra nga klasa e pare deri ne te katerten. Keto dhurata te cilat jane mundesuar ne saje te kontributit te bizneseve te Tiranes", tha Basha. I pranishem ne kete vizite ishte edhe Drejtori i nje banke te njohur ne Shqiperi, e cila ka dhene kontributin e saj per blerjen e ketyre dhuratave. "Keto dhurata te cilat jane mundesuar fale kontributit te bizneseve te Tiranes, per nje feste sa me te gezueshme per femijet tane, sepse sa me mire te ndihen vogelushet e ketij qyteti, aq me mire do te ndihet ky qytet, sepse keta reflektojne me te vertete shpirtin e festave dhe shpirtin e miresise ne qytetin e Tiranes, ndaj gjej rastin qe se bashku me vogelushet te urojme edhe njehere "Gezuar Vitin e Ri", u shpreh Basha. Ai i pergezoi femijet qe kane qene shume te mire dhe u komunikoi se "dhuratat ua ka pergatitur Babagjyshi i vitit te Ri, me ndihmen e nje banke te njohur ne Tirane".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›