Angli Xhon Terri do te ndiqet penalisht per racizem
Kapiteni i kombetares angleze te futbollit Xhon Terri do te perballet me nje procedim penal per sjellje raciste. Vendimi u lajmerua nga autoritetet perkatese gjate dites se djeshme. Ai do te hetohet ne lidhje me fjalorin diskriminues qe perdori ndaj futbollistit Anton Ferdinand ne ndeshjen QPR ndash Celesi 1-0 te zhvilluar ne 23 tetor. Mbrojtesi 31-vjecar u shpreh se do te luftoje me deri ne fund per te provuar pafajesine e tij. Policia mori ne pyetje Terri ne nentor dhe dergoi dosjen ne prokurori ne dhjetor.
Alison Saunders kryeprokuror per metropolin e Londres u shpreh I kam rekomanduar zyrtarisht gjykates qe te hape nje ceshtje penale ndaj Xhon Terri per ofendim te renduar racist ne publik ne lidhje me frazat e thena prej tij ne fushe ne perballjen me skuadren e QPR-se. Avokati mbrojtes i Territ u shpreh i zhgenjyer per vendimin e prokurorise. Qe kur u be publike ceshtja ajo eshte paragjykuar dhe ka patur nje bindje se do te perfundonte ne kete menyre. Terri eshte i gatshem te mbroje pafajesine e tij ne gjykate ndersa karriera e tij nuk ndikohet nga kjo ngjarje. Mbetet e paqarte nese Federata Angleze e Futbollit do te vendose pezullimin e qendermbrojtesit nga kombetarja. Megjithate ne nje rast te meparshem kur Stiven Zherard u akuzua per racizem ne vitin 2008 ai vazhdoi te luante per vendin e tij.
Seanca per Terrin do te caktohet perpara dates 1 shkurt 2012. Ndeshkimi maksimal qe parashikon ligji per kete akuze eshte nje gjobe prej 2 500 paundesh. Gjate ketij sezoni futbollistik Federata Angleze pezulloi me tete ndeshje sulmuesin e Liverpulit Luis Suarez pasi ai perdori komente raciste ndaj mbrojtesit te Mancester Junajtid Patris Evra.