E Diel, 1 Nëntor 2026

Rooney: Do të presim që City të gabojë

Wayne Rooney ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores impresive të Manchester United me rezultat 5-0 ndaj Fulhamit dhe thotë se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shfrytëzojnë çdo gabim të rivalit të tyre, Manchester Cityt.

“Ishte një fitore e madhe për ne – ka qenë një rikthim i mahnitshëm në formën tonë në udhëtim. Ne luajtëm vërtet mirë, shfrytëzuam shanset tona dhe ishte një fund i këndshëm”.

“Në pjesën e dytë hoqëm këmbën nga shpejtësia, por sërish ishim në kontroll dhe e dinim se do ta fitojmë ndeshjen. Kemi edhe shumë ndeshje që na presin prandaj është mirë që nuk kemi vrapuar shumë si zakonisht”.

“Kemi edhe dy ndeshje në shtëpi që na presin, andaj duhet të vazhdojmë t`i japim zor dhe nëse City rrëshqet ne do të presim aty”, ka thënë Rooney për BBC.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›