Tavo kerkon hyrjen ne gare per kreun e Bashkise Gjirokaster
Ish-deputeti i Partise Socialiste shprehu dje ambicien e tij per zgjedhjet e ardhshme lokale
GJIROKASTR - Ndersa subjektet politike ne Gjirokaster jane ne procesin e perzgjedhjes se kandidaturave per bashkite dhe komunat e qarkut ne zgjedhjet lokale te 2011 nje emer qe duket se do lakohet eshte ai i Vangjel Tavos.
Vete deputeti i larguar pak muaj me pare nga grupi parlamentar i Partise Socialiste tashme pjese e Levizjes Socialiste per Integrim gjate nje takimi me gazetare ne Gjirokaster ka pohuar ne menyre konfidenciale se eshte duke pare mundesine e hyrjes ne gare ne zgjedhjet e majit si nje kandidat i mundshem per postin e kryetarit te bashkise.
Idene e kandidimit Tavo e ka lidhur me ato qe ai i ka shfaqur hapur edhe muaj me pare ne lidhje me drejtimin e bashkise se qytetit. shte i nevojshem clirimi i qytetit nga njerezit qe prej vitesh po e mbajne peng ate - ka deklaruar Tavo.
Nderkohe kandidimi i Tavos eshte ende nje ide dhe jo nje vendim apo fakt konkret. Perplasjet brenda strukturave te brendshme ne degen lokale te Partise Socialiste te Gjirokastres cuan ne vendimin e deputetit Tavo per largimin nga grupi parlamentar i PS.
Deputeti e ka kundershtuar vazhdimisht mundesine e rikandidimit te kryetarit socialist te Bashkise se Gjirokastres Flamur Bime. Nese deputeti i zgjedhur me votat e socialistet do te kandidoje per zgjedhjet lokale ne baze te Kushtetutes ai duhet te lere mandatin e tij. Kjo gje do ti kthente Partise Socialiste mandatin e humbur ne qarkun e Gjirokastres.