E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini Parlamenti nuk eshte i bllokuar dhe i mbyllur

Ministri i Puneve te Jashtme te Italise Franko Fratini komentoi dje situaten politike ne Shqiperi

Ministri i Puneve te Jashtme te Italise Franko Fratini kerkoi dje nga Shqiperia qe te vere ne zbatim 12 pikat e paraqitura ne Opinionin e Komisionit Europian.


Pas nje takimi ne zhvilluar me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto kreu i diplomacise italiane kerkoi bashkepunimin gjate muajve te ardhshem ne menyre qe gjate kesaj periudhe te behet e mundur venia ne zbatim te plote te te gjitha ketyre 12 pikave te kerkuara si kushte nga KE. Qeveria Shqiptare po ben nje progres te ndjeshem dhe ketu dua te nenvizoj se nuk eshte e vertete qe Parlamenti i Shqiperise eshte i bllokuar dhe i mbyllur.


Ai po punon nderkohe qe grupimet kryesore politike ne Parlamentin Europian jane angazhuar ne nje fushate per te gjetur konsensus midis dy forcave kryesore politike te Shqiperise pra te djathtes dhe te majtes por per fat te keq kjo nuk ka qene e mundur per shkak se njera force ka refuzuar cdo lloj propozimi nga Parlamenti Europian - deklaroi Fratini.


Megjithate tha ai vendi duhet te shkoje perpara te shohe drejt se ardhmes. Ne komunikimin per mediat ministri i Jashtem i Italise njoftoi se me 18 Janar do te shkoje ne Milano kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ish homologu i tij tashme Minister i Ekonomise Ilir Meta per te bere nje prezantim te plote te Shqiperise dhe burimeve ekonomike qe ajo ofron.


i pyetur nese kriza politike mbetet nje pengese per integrimin evropian te Shqiperise zyrtari i larte italian tha se kjo varej nga cfare do te konsiderohej krize. Sipas tij ne vendin tone parlamenti eshte funksional. Nese e keni fjalen per votat e kerkuara per kalimin e ligjeve te caktuara sigurimi i shumices se cilesuar te votave eshte nje problem i veshtire jo vetem ne Shqiperi.


shte gjithmone e veshtire qe te miratosh projekte dhe iniciativa te rendesishme me dy te tretat e votave ne parlament. Prandaj une nuk do te thosha se ne Shqiperi ka krize politike. Ka nje problem nga nje parti e opozites qe te pranoje nje dialog normal - deklaroi Fratini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›