Berisha takon Jagland Angazhim per permbushjen e prioriteteve
Kryeministri Sali Berisha zhvillon takime në Strasburg, ku është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland.
Sekretari Jagland, ndërsa theksoi se fillimi i Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ka qenë shumë i mbarë, i uroi Kryeministrit sukses të plotë në prioritetet e kryesisë shqiptare të Komitetit të Ministrave në muajt në vijim.
Kryeministri Berisha, duke e falënderuar për pritjen e ngrohte e miqësore, theksoi se kjo është një ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndihem shume i lumtur që ndodhem sot, këtu, si Kryeministër i Shqipërisë, i vendit që kryeson për here të parë Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës.
Në takim u diskutuan zhvillimet politike në vend dhe ecuria e reformave. Në veçanti, Sekretari i Përgjithshëm Jagland u interesua për ecurinë e reformës zgjedhore. Kryeministri Berisha i bëri me dije Sekretarit Jagland angazhimin e plotë të qeverisë për të bashkëpunuar me opozitën në reformat. Kryeministri shprehu besimin dhe angazhimin në përmbylljen e reformës zgjedhore brenda këtij sesioni.
Në takim u theksua rëndësia e heqjes se imuniteteve për zyrtarët e lartë dhe gjyqtaret, si një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Berisha e siguroi Sekretarin Jagland për vendosmërinë e qeverisë, për të hequr çdo lloj imunitetit të zyrtarëve ose gjyqtarëve në rastet e krimit të zakonshëm apo korrupsionit, duke shpresuar që edhe opozita do t’i bashkohet këtij qëndrimi, në dobi të së mirës së qytetarëve shqiptarë.