Tavo në Sarandë për ndotjen akustike, ngrihet Task-Forca
Ngritja e task-forcës për eliminimin e ndotjes akustike në zonën bregdetare të Sarandës, aty ku pushojnë me mijëra plazhistë ka qenë shtylla e diskutimit gjatë mbledhjes se radhes ne Prefekturen e Sarandës.
I pranishëm ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili ka kërkuar edhe angazhim maksimal të strukturave mjekesore. Ndërsa ka kërkuar kujdes me shitësit ambulantë si dhe etikë në sjelljen bluzave të bardha me qytetarët e tij.
Në takimin për mbarëvajtjen e sezonit turistik nënprefekti, Gjergji Mano, eshte shprehur se po punohet me plan veprimi. Nga ana tjeter kryebashkiaku i Sarandes, Stefan Çipa, ka vlerësuar të mira masat për sezonin, por ka sulmuar Qeverine se nuk po e mbeshet ne projektet per zhvilimin e turizmit.