Terr në fshatin Merqi në Lezhë, 100 familje pa drita

Vjedhja e transformatorit në fshatin Merqi në Lezhë, ka shkaktuar mungesën e energjisë elektrike prej dy javësh. Sipas burimeve, bëhet e ditur se mungesa e energjisë është bërë shqetësuese për banorët e fshatit, ku 100 familje po vuajnë terrin.
Mungesa e transformatorit, por edhe fakti se ky fshat nuk ka mundësi të furnizohet nga një tjetër linjë, kanë bërë që zona të mbetet në errësirë të plotë.
Ankesat e banorëve i janë drejtuar edhe shërbimit elektrik të zonës, por për shkak se pajisja duhet të zëvendësohet, ka pasur vonesa në këtë drejtim.