Te Bajerni nuk i besojnë Riberisë
Edhe pse Frenk Riberi ka siguruar tifozët e Bajern Mynih, duke pohuar se nuk dëshiron të largohet nga Gjermania, sipas "10 Sport", duket se drejtuesit bavarezë po mendojnë që tani për momentin kur francezi do të dorëzohet përpara "joshjes" së të mëdhenjve të Evropës, ashtu sikurse ka paralajmëruar Bekenbaueri. Zëvendësuesi mund të ishte Joan Gourkuf, situata e të cilit është ende pezull mes Bordosë dhe Milanit. Të dërguarit e Bajernit ishin në Marsejë për ta ndjekur në Francë-Argjentinë.