Terri: Nuk ishin të gjithë me Skolarin
Kapiteni i skuadrës së Çelsit, Xhohn Terri, deklaroi se jo të gjithë lojtarët ishin në mbështetje të Luis Felipe Skolarit: "Ai trajner kishte mbështetjen time të plotë. Nuk jam i sigurt nëse edhe dy apo tre lojtarë të tjerë do të thoshin të njëjtën gjë si unë. Shkarkimi? Kam mbetur disi i shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, Skolari është një njeri i madh, por për fat të keq, ne nuk mundëm të luajmë mirë dhe ai e pagoi për këtë. Në fund vlejnë vetëm rezultatet: për fat të keq për Skolarin nuk erdhën".