E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri, lojtari më ‘sexy’ në Zvicër

Xherdan Shaqiri është lojtari më seksi në Zvicër. 17 për qind e femrave të anketuara do të dëshironin ta kenë në shtrat mesfushorin shqiptar. Sipas sondazhit të 20-Minuten-online, ku morën pjesë vetëm lexueset femra, futbollisti me të cilin më me dëshirë do të shkonin në shtrat është pikërisht 20-vjeçari.

Në këtë mënyrë, lojtari edhe zyrtarisht më i mirë i Zvicrës, fiton edhe një epitet, atë të futbollistit më ‘sexy’ të këtij vendi. 17 për qind e lexueseve të anketuara nga 20 Minuten Online se me cilin futbollist do të shkonin në shtrat, e bënë të qartë se këtë do ta bënin më me dëshirë me Shaqirin. Xherdani, sipas tyre, është i suksesshëm, me trup të ndërtuar mirë, modest dhe ‘me këmbë në tokë’.

Edhe jashtë fushës, ai tërheq shikimet e botës femërore, duke i kushtuar shumë rëndësi pamjes së jashtme. I dyti pas Shaqirit është Valentin Stocker me 12 për qind, ndërsa Daniel de Ridder, ka dalë i treti në këtë sondazh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›