E Diel, 1 Nëntor 2026

Të aksidentuarit, shanse për të shpëtuar nga një gjilpërë

Studimi

Më në fund edhe për personat e aksidentuar do të kenë një “fije” shprese. Studimi i publikuar më 15 qershor të këtij viti në revistën mjekësore “The Lancet”, ka zbuluar një injeksion të thjeshtë, i cili mund të shpëtojë jetën e dhjetëra mijëra viktimave të aksidentuara në mbarë botën. Nëse një të porsaaksidentuari i jepet një medikament i lirë, që gjendet kudo dhe lehtësisht i administrueshëm, do të ketë mundësi të shpëtojë nga pasojat që vuan. Rezultatet e studimit CRASH2, tregojnë se aplikimi i hershëm i acidit tranexamic te pacientët e porsatraumatizuar, me dëmtime të rënda hemorragjike arrin të të shpëtojë jetën. Gjatë studimit nuk u konstatua asnjë efektet anësor, që do mund të shkaktonte trombozë. Zbulimi i quajtur CRASH2 ishte mjaft i gjerë dhe i detajuar. Ai përfshiu mbi 20 mijë pacientë në 274 spitale, të cilat u përkisnin afro 40 vendeve. Ky është studimi i parë i TXA, te pacientët traumatikë, sidoqoftë studime të vogla kanë treguar, që mund të reduktohet hemorragjia te pacientët kirurgjikalë. Fatos Olldashi, drejtor i Qendrës Kombëtare të Traumës, ka qenë pjesëmarrës aktiv në këtë studim dhe ka përfshirë 115 pacientë, gjatë 4 viteve të studimit. Preparati ndihmon duke penguar prishjen e koagulimit. Megjithëse ky veprim mund të jetë i mirë te të sëmurët, që kanë hemorragji, mjekët janë të shqetësuar që TXA mund të rrisë komplikacionet si ataku i zemrës dhe tromboza e mushkërisë. Rezultatet e studimit tregojnë që TXA ul vdekshmërinë nga hemorragjia. Gjatë këtij studimi u përfshinë një sërë pacientësh, të cilët vuanin për shkak të traumave të rënda. Ata u vunë në provë nëse do të kishin hemorragji të madhe apo nëse ishin të rrezikuar për t’iu zhvilluar hemorragjia. Studiuesit analizuan rezultatet dhe konkluduan që TXA redukton vdekshmërinë nga hemorragjia në masën 1.6 për qind. Studiuesit llogarisin që futja e kësaj metode trajtimi mund të shpëtojë deri në 100 mijë jetë njerëzish në vit, në të gjithë botën.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›