E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ardhurat, Rama: Vendorët me cdo mjet kundër qeverisë

TIRANE-Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste njëherazi edhe kryebashkiaku i Tiranes paralajmëroi sot se “pushtetet vendore do të reagojne ashpër ndaj qeverisë që ka goditur rëndë njësite vendore të pushtetit me politikat e fundit fiskale”.
“Ne vuajmë sot kthetrat e qeverisë të vëna në fyt dhe vuajmë goditjen shumë të madhe të të ardhurave të vendorëve në funksion të një politike krejtësisht regresive”, theksoi sot Rama në një prononcim për shtyp, pasi inspektoi nga afër ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Ibrahim Rugova”, në Tiranë.
Rama vuri në dukje se nuk do të pranohen sipas tij, këto plane të Berishës dhe se do ta kundërshtojë me cdo mjet politik këtë. “Ne do ta kundërshtojmë shumë ashpër dhe do ta kundërshtojmë me cdo mjet këtë politikë që synon tkurrjen e financave vendore në funksion të planit pa plan dhe rrugës pa rrugë të kryeministrit të Shqipërisë”

Reagimi i Rames vjen një ditë pas deklaratës së Berishës se qeveria do zbusë pasojat e efektete të ligjeve të fundit mbi njësite vendore te pushtetit. Rama pa sot nga afer ecurine e punimeve per rikosntruksaionin e ruges “Ibrahim Rugova “ne Tirane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›