Suedia: Në 2010, liberalizimi i vizave për Shqipërinë
TIRANE-Liberalizimi i vizave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, nuk do të jetë një gjë e mundur gjatë afatit të presidencës suedeze, por ka gjasa që në vitin 2010 ky proces të realizohet. Një fakt të tillë e ka pohuar përfaqësuesja e Suedisë në Shqipëri, Elisabet Stamm gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë për integrimin, të organizuar nga Forumi për Demokraci në Tiranë. “Heqja e vizave nuk është e mundur gjatë presidencës suedeze, por mendojmë se në vitin 2010 kjo mund të bëhet”, tha ajo lidhur me një fakt të tillë.
Nga ana tjetër, ajo pohoi se Suedia mendon që Shqipëria duhet të përfshihet si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në këtë nismë. “Nuk besoj se Bashkimi Evropian do ta refuzojë një kërkesë të tillë për Shqipërinë”, tha ajo më pas. Ambasadorja seudeze u shpreh gjithashtu e indinjuar per shkak te vecimit nga procesi i vizave të vendeve me popullsi myslimane në rajonin e Ballkanit. “Të gjithë myslimanët që jetojnë në vendet e Ballkanit, duhet të trajtohen njësoj si të tjerët. Veçimi i tyre është i rrezikshëm dhe nuk duhet të tolerohet”, tha zonja Stamm.
Zonja Stamm nenvizoi se ashtu sikurse u evidentua dhe në progres raportin e BE Shqiperisë i duhet të punojë më shume per admnistraten publike ,te luftoje korrupsionin,te shkepuse varesinë e gjyqesorit nga politika. Duke u ndalur dhe tek zgjedhjet e 28 Qershorit, sipas Stamm edhe pse shenuan progres, ky u cilesua i pamjaftueshem nga nderkombetarët.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)