E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci viziton Turqinë, me ftesë të Erdogan

PRISHTINë- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u nis sot për një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të homologut turk, Rexhep Taip Erdogan.

Sipas axhendës së zyrës së shtypit të qeverisë së Kosovës, në ditën e parë të vizitës në kryeqytetin turk, Ankara, Kryeministri Hashim Thaçi do të takohet me Erdogan. Ndërsa në ditën e dytë të vizitës, Kryeministri Thaçi do të pritet nga kryebashkiaku i Stambollit, Kadir Topbas si dhe do të marrë pjesë në takimin e organizuar me përfaqësues turk të biznesit lidhur me investimet në Kosovë.

Gjatë vizitës së delegacionit të lartë të Qeverisë së Kosovës në Turqi, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy qeverive në fusha të ndryshme.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›