E Diel, 1 Nëntor 2026

Te ardhurat ne buxhet, sivjet 5% me te larta se gjate vitit te kaluar Eglantina Nasi

Buxheti i shtetit i eshte afruar fundit te ketij viti me nje shtim te ardhurash, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Kete e faktojne treguesit me te fundit fiskale per 11-mujorin 2012, publikuar nga Ministria e Financave. Sipas tyre, totali i te ardhurave qe figurojne ne buxhet ne fund te kesaj periudhe, rezulton ne nivelin prej 90.62% te realizimit. Ne nje kohe kur totali i tyre per te njejten periudhe te vitit te kaluar, u realizua ne masen prej vetem 85.94%. Duke faktuar keshtu nje rritje vjetore te te ardhurave buxhetore me rreth 5%. Ndersa ne vlera monetare, keto nivele korrespondojne perkatesisht me 301.551 milione leke te grumbulluara ne fund te muajit nentor 2012, krahas atyre prej vetem 295.677 milione leke, te grumbulluar ne fund te nentorit 2011. Nga ana tjeter, kujtojme se parashikimi vjetor i te ardhurave ne total, per buxhetin e ketij viti eshte 332.758 leke, zyrtarizuar kjo me aktin e fundit normativ te nxjerre nga qeveria rreth Buxhetit 2012. Shifer kjo, te cilen nese e krahasojme me ate te realizuar deri ne fund te muajit nentor rezulton se ka nje diference me te vogel, sesa ajo qe ne fakt ka ekzistuar nje vit me pare rreth nivelit te te ardhurave te realizuara ne fund te nentorit, dhe planit vjetor per te ardhurat 2011 ne teresi, 344.048 milione leke, diferenca me te cileve me eshte e madhe. Ne terma konkrete, kjo do te thote se deri ne fund te muajit nentor, te ardhurat kane qene te realizuara ne menyre me te kompletuar gjate ketij viti, duke mos i lene dhjetorit, muajit te fundit, peshen kryesore te barazimit me cdo kusht me shifren e planifikimit te tyre qe ne fillim te vitit. Nderkaq, dukuria e rritjes progresive te te ardhurave, bie ne sy edhe gjate krahasimit te te dhenave te tyre mbi periudhen 10-mujore. Konkretisht, nese ne fund te muajit tetor te ketij viti, rezultonin 273.242 milione leke te grumbulluara ne arken e shtetit, per te njejten periudhe te vitit te kaluar, ky tregues mesohet se ka qene ne vlere me te ulet, prej 267.789 milione lekesh. Me nje nivel respektiv te realizimit te tyre, prej 76.81% gjate ketij viti dhe nje nivel zbrites prej -4% nga parashikimi, vitin e kaluar.

Tatimet dhe doganat, me ritme pozitive te mbledhjes se parave

Te ardhurat nga tatimet dhe doganat, eshte nje ze i cili i ka shtuar nivelet e tij gjate ketij viti, me shume sesa vitin e kaluar, duke shenuar keshtu nje trend pozitiv te ecurise se tyre. Konkretisht, treguesit fiskale te 11-mujorit 2012, tregojne se mbledhja e tyre eshte realizuar ne masen prej 89.92%, ne nje kohe kur ky tregues vitin e kaluar ka qene vetem 86.79%. Gje e cila ne fakt, nuk mund te thuhet per te ardhurat jotatimore, niveli i te cilave rezulton te jete realizuar me vetem 93.76% te parashikimit per kete vit. Nga tejkalimi, me nivelin prej 102.24 milione leke, 11-mujorin e ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›