Thellohet skandali KiEmiraton raportin e Martyt

KiE miraton raportin e Martyt shtohet fjala hetim per akuzat. Delegacioni shqiptar Votoni amendimet tona hetim akuzave
Pavaresisht kundershtive te Shqiperise permes delegacionit te saj ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes ky i fundit miratoi raportin e eurodeputetit Dick Marty. I vetmi ndryshim qe pesoi raporti pas debatit te djeshem ishte titulli te cilit i eshte shtuar fjala hetim mbi trafikimin. Ne kete menyre thellohet rendimi i shqiptareve duke i detyruar te vazhdojne te mbajne nje barre qe nuk e meritojme per me teper kur shqiptaret e Kosoves ende nuk i kane larguar pasojat e frikshme te okupatorit serb. Delegacioni shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes kundershtoi ashper raportin e Dick Maryt lidhur me akuzat e tij per transplant organesh ne Kosove. Kreu i delegacionit Ilir Rusmali gjate fjales se tij ne KiE beri thirrje per te marre ne shqyrtim dhe per te hetuar cdo akuze te Martyt. Rusmali theksoi gjithashtu ne fjalen e tij se raporti i Dick Marty ka qene shume kontrovers per opinionin shqiptar ne Kosove edhe ne Shqiperi dhe derisa ai permban brenda radheve te tij kundervenie kontroverse pergjegjesia i takon autorit te tij qe ta permiresoje ate dhe te jape sa me shume fakte dhe deshmi. Sipas tij akuzat nuk duhet qe te keqperdoren per denime te padrejta dhe denime kolektive te kombeve.
Delegacioni shqiptar
Kreu i delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te KiE-se Ilir Rusmali kundershtoi ashper akuzat e eurodeputetit per trafik organesh. gjate fjales se tij ai theksoi se kjo draft rezolute eshte nje apel serioz per te marre ne shqyrtim te gjitha akuzat e pretendimet e ngritura per trafikimin e paligjshme te organeve. Ne nje kuptim te pergjithshem eshte nje apel per mbrojtje te dinjitetit te njerezve kunder cdo cmimi dhe kushti prandaj mund te themi se eshte nje dokument i respektuar por ne Kosove dhe ne Shqiperi ky dokument ka qene shume kontrovers per ne - deklaroi Rusmali. Sipas tij shume anetare te kesaj asambleje tashme e dine se ne kete dokument ka shume kunderthenie shume kontradikta per ate qe pohohet apo akuzohet. Nese nje dokument nje deklarate nje raport nje liber apo studim zgjon aq shume kontroverse dhe kunderthenie eshte tejet siperfaqesor per ti mbajtur lexuesit te pergjegjshem dhe ate grup njerezish kushdo qe jane ata sepse pergjegjesia para se gjithash i takon autorit te ketij raporti dhe vec tij gjithe ne ketu po shohim se do te behemi autore te kesaj draft rezolute atehere do te duhej ta permiresonim ate qe te jete mire e balancuar dhe mire e bazuar qe te jete me pak kunderthenese me pak e anshme qe te jete me pak propaganduese por qe te permbaje me shume fakte dhe kjo draft rezolute duhet te kete mbeshtetes dhe jo kontestues - theksoi Rusmali. Si kryesues i delegacionit shqiptar ai theksoi se Shqiperia eshte ne favor te ketyre hetimeve madje Shqiperia ne te kaluaren ka ndihmuar te gjitha procedurat dhe proceset hetimore duke ofruar asistence ligjore Gjykates se Hages apo EULEX-it. Secili e di se vetem permes ketyre hetimeve te ndersjella do te kemi hetime te plota per te gjitha propozimet e ngritura ketu prandaj ftoj raportuesin qe ti kete keto ne dijeni dhe te gjitha anetaret tjere te asamblese qe te votojne cfaredo qe te jene keto akuza ato nuk duhen te keqperdoren per te nxjerre konkluzione te pa drejta por as qe te sjelle denime kolektive te grupeve te caktuara as te forcave politike dhe jo fondeve - tha ai. Rusmali shtoi Ne kete aspekt ftoj raportuesin qe te kete parasysh keto gjera por edhe anetaret tjere te asamblese qe ta votojne kete draft rezolute ata kane nje objektive qe te kemi hetime te besueshme te sinqerta te paanshme mbi te gjitha ceshtjet e ngritura ta mbajne kesisoj. Rusmali shtoi se Shqiperia dhe Kosova besojne dhe mbeshtetin punen e EULEX-it i cili do te hetoje keto akuza. Ne kete drejtim prandaj ju ftoj ju kolege te nderuar qe te mbeshtetni amendamentet qe ne i kemi dorezuar - perfundoi ai ndersa Shpetim Idrizi i cili eshte pjese e delegacionit shqiptar ne APKiE theksoi
Eumlshte e pajustifikueshme qe te cmitizojme luften e kryer nga Ushtria Clirimtare e Kosoves me akuzat per trafik organesh gjate kohes se saj. Sipas Shpetim Idrizit raporti eshte i mbeshtetur dhe i frymezuar nga Serbia dhe Rusia. Idrizi tha se raporti i Dick Martyt eshte hartuar pa u bazuar ne asnje takt por eurodeputeti Marty tha dje se raporti i tij mbi perfshirjen e drejtuesve te larte te ish-Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne trafikim organesh njerezore mbeshtetet mbi deshmitare te besueshem qe nuk i besojne drejtesise vendase apo nderkombetare ne Kosove ndaj kane frike te deshmojne. Pas diskutimeve KiE miratoi raportin e eurodeputetit.
Per here te pare flitet per ceshtjen came ne KiE
Per here te pare eshte folur dje ne Keshillin e Evropes per ceshtjen came. Kryetari i Partise Drejtesi dhe Unitet njeherazi anetar i delegacionit shqiptar ne kete institucion z. Shpetim Idrizi u beri te ditur delegateve te te gjitha shteteve te pranishme se barazimi i viktimes me vrasesin sic u tentua te behej ne Kosove nuk eshte nje fenomen i ri per popullsine shqiptare por eshte e perseritur sikurse ndodhi edhe ne fund te Luftes se Dyte Boterore me popullsine shqiptare te Camerise. Xhelatet fale kesaj teknologjie tentojne te barazohen me viktimat. Madje jane nderruar rolet. Ne ndermarrjen e z. Reporter qe i ka kushtuar dy vjet e gjysme kohe dhe para KE-se ka dicka te ngjashme. Une kam nje eksperience personale qe me bind per kete. Une i perkas popullsise came viktime e gjenocidit dhe spastrimit etnik ne fund te Luftes se dyte boterore kur skishte as CNN as Keshill Evrope qe te dokumentonte gjithe krimet. E verteta e atij gjenocidi mbi camet hebrenjte e Greqise qe une dhe familja ime e dime mire asnjehere seshte mesuar nga bota. Une jam shume i ndjeshem se ne ate kalvar biblik kam pasur tim gjysh dhe babain tim 2-vjecar qe nuk e pane me kurre vendin ku kishin lindur. Serbia e Milloshevicit ka perdorur furrat e fabrikave per te zhdukur kufomat nga frika e ndeshkimit nderkombetar ndersa sot paraqet shqiptaret si xhelate - tha z. Idrizi. Kjo eshte hera e pare qe ceshtja came permendet ne nje seance plenare te nje institucioni evropian.