“Të bashkohemi me projektin e madh të Shqipërisë Evropiane”
Autori i Lajmit: red.
Kyetari i PD-së, Berisha, zhvilloi dje në mbrëmje takime të veçanta me qytetarë të Njësisë Bashkiake nr. 8, nr. 9 dhe nr. 10, në Tiranë. Në takimin me qytetarët e këtyre njësive bashkiake, Berisha u shpreh: “Ju sjell sonte, këtu në këtë shesh, përshëndetjet më vëllazërore, ju sjell flakadanin, flakën e fitores, nga Saranda në Tropojë, nga Dibra në Korçë. Këto ditë, uragani i fitores sonë, uragani i lirisë, i entuziazmit, i besimit, i optimizmit të shqiptarëve është në zenitin e tij. Sot, çdo qytetar shqiptar ka në duart e tij fitoren e madhe, fitoren e 22 Marsit të ri, fitoren e 28 Qershorit. Kjo fitore po ndryshon në mbarë qytetet e fshatrat e këtij vendi, sheshet e rrugët e tij, por mbi të gjitha në zemrat tuaja, në shpirtin tuaj. Ndaj, unë ju ftoj që sot, deri në 28 qershor, të vazhdojmë së bashku betejën për çdo votë, të bindim çdo qytetar të Tiranës, çdo mik, çdo të afërm, çdo të njohur, pavarësisht nga bindjet e tij politike, të bashkohet me ne në projektin e madh, në ëndrrën e madhe të Tiranës evropiane, të Shqipërisë evropiane, të bashkohet me ne, sepse duke votuar së bashku me ne, ka votuar për veten e tij, për ëndrrën më të bukur të tij, ka votuar për fëmijët e tij, ka votuar për një infrastrukturë moderne në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, ka votuar për rroga dhe pensione më të larta se ato të 6 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ka votuar për shkolla moderne, shërbim shëndetësor modern, ka votuar për punësimin e tij dhe të 160 mijë shqiptarëve, ka votuar për ëndrrën e tij të shndërruar në realitet, për horizontin e ri që ne do të kapim së bashku. Më 28 qershor, ftoj ju, ftoj mbarë shqiptarët, ftoj socialistët dhe qytetarët e të gjitha bindjeve politike, të votojnë 10-ën”,- tha Kryeministri.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009