E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të bllokohen aksionet e Arben Lazes si president i Elbasanit

Prokuroria ka bllokuar aksionet e
Arben Lazes te skuadra e futbol
lit Elbasani, e cila militon në kategorinë
superiore në Shqipëri dhe konsiderohet
një nga skuadrat elitare të
kampionatit shqiptar. Vendimi është
marrë nga hetuesit e çështjes, pasi ekzistojnë
dyshime se Laze mund të ketë
investuar të ardhurat e përfituara nga
aferat e paligjshme në këtë aktivitet.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të
Rënda thanë për gazetën "Shqip", se në
ditët në vijim do t‘i dërgohet një kërkesë
gjykatës për të bllokuar aksionet e Lazes
te skuadra e futbollit. "Ekzistojnë
dyshime se Arben Laze, një emër i njohur
në botën e futbollit në Shqipëri, dhe
i arrestuar disa javë më parë me akuzën
e trafikut ndërkombëtar të lëndëve
narkotike, ka pastruar produktet e veprës
penale në futboll. Për sa më sipër,
do t‘i drejtohemi gjykatës që të bllokojë
49 për qind të aksioneve të skuadrës KF
Elbasani që zotërohen nga Laze", deklarojnë
burimet e prokurorisë. Sipas
tyre, vendimi nuk e prek skuadrën e futbollit,
pasi aktiviteti futbollistik do të
vazhdojë normalisht. "Arsyeja pse do të
kërkojmë bllokimin e aksioneve të Lazes
është se dyshohet se janë ‘blerë‘ nga
paratë e drogës. Por tifozët dhe drejtuesit
e tjerë të skuadrës së futbollit nuk
duhet të kenë frikë nga vendimi që
mund të merret. Thjesht aksionet e Lazes
janë ngrirë. Nëse rezulton nga hetimet
se nuk është fajtor për veprat penale
që hetohet, atëherë ato do të zhbllokohen",
paralajmërojnë burimet
nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë, hetues të çështjes kanë
verifikuar edhe pasurinë e Lazes. Nga
të dhënat paraprake dyshohej se ai
zotëron disa pasuri nga aktiviteti i
paligjshëm i trafikut të drogës. "Zyra e
regjistrimit të pasurive të paluajtshme
dhe bankat e nivelit të dytë në Shqipëri
kanë sjellë përgjigje për pasuritë e Arben
Lazes. Ka rezultuar se presidenti i
ekipit të futbollit Elbasani kishte marrë
një kredi në shumën e 300 mijë eurove.
Si garanci ai kishte vendosur një banesë
në Elbasan, si dhe një apartament në
Tiranë", deklarojnë burimet nga
prokuroria. Sipas tyre, dyshohet se Arben
Laze ka blerë lëndë narkotike me
kredi, pasi bankat nuk i kanë gjetur asnjë
kacidhe llogari bankare. Por ajo çka
dyshojnë hetuesit e çështjes, është se
paratë mund të jenë investuar në vendet
fqinje. Hetuesit kanë të dhëna se
Laze mund të ketë ngritur aktivitete në
shtetin Maqedonas. Gjithsesi, në pamundësi
të gjetjes së provave, hetimet në
Shqipëri do të vazhdojnë për të faktuar
të tjera episode të trafikut të lëndës
narkotike nga grupi i drejtuar prej tij.
Disa ditë më parë, presidenti i klubit
të futbollit Elbasani, ankimoi vendimin
e Gjykatës së Apelit që e la në
burg, duke e dërguar kërkesën në
Gjykatën e Lartë. Në këtë gjykatë, Laze
pritet që të kërkojë lirimin kundrejt një
garancie të majme pasurore. 41-vjeçari
është arrestuar ditët e fundit të vitit
2008, teksa po kthehej nga Maqedonia.
Ai është prangosur së bashku me vëllain
dhe dy shtetas nga qyteti i Fierit,
nën akuzat e trafikut ndërkombëtar të
lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›