Qeveria miraton kontratën e koncesionit për kaskadën e Devollit
Qeveria ka miratuar dje ndërtimin e hidrocentralit
më të madh në Evropë, i cili do të jetë me tunele
dhe do të ndërtohet në kaskadën e lumit Devoll. U
miratua në mbledhjen e qeverisë kontrata koncesionare
mes Ministrisë së Ekonomisë dhe AVN AG, "Statkraft
AS" dhe "Devoll Hydropower", kontratë që Kryeministri
Berisha e cilësoi si një hap konkret drejt projektit "Shqipëria,
një superfuqi e vogël energjetike". "Sot miratojmë
kontratën e koncesionit për kaskadën e Devollit, aktualisht
projektit më të madh në Evropë në fushën e energjisë elektrike
ujore. Ky projekt parashikon ndërtimin e tri hidrocentraleve,
përfshi hidrocentralin e Banjës, në kaskadën e lumit
Devoll, sipas një sistemi që bazohet në ndërtimin e 60
kilometrave tunel, në mënyrë që të shmangen pasojat e
sedimenteve të shumta që sjell ky lum", tha Kryeministri
Sali Berisha. Po për sa i përket fushës së energjisë, qeveria
miratoi dhënien e lejes për ndërtimin e përdorimin e terminalit
të GNL-së në parkun energjetik në bregdetin e Fierit,
të gazsjellësit nëndetar Shqipëri-Itali, shoqërisë "Trans European
Energy BV". Po me vendim të posaçëm, qeveria miratoi
dhënien fund të prokurimeve publike joelektronike, të
cilën Kryeministri Berisha e cilësoi si një vendim tjetër të
rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Sipas Berishës,
ata që do të guxojnë të abuzojnë, do të zhdëmtojnë personalisht
të gjithë shumën që kanë futur në tender.