E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Triumfi" vë në pranga falsifikatorin e 16-të

Arrestohet personi i 16-të i "Triumfit". Forcat e Policisë së
Tiranës kanë arrestuar një tjetër person në kuadër të operacionit
të koduar "Triumfi", që ka ndërmarrë përsipër
goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e falsifikimit
të dokumenteve zyrtare dhe dhënies ndihmë për
kalim të paligjshëm të kufirit. Numri i të arrestuarve nga
ky operacion ka shkuar në 16 persona. Policia e Tiranës,
nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëri të ditur dje arrestimin
e shtetasit Sotir Caci, 54 vjeç, lindur dhe banues në Korçë,
pasi dyshohet se është përfshirë në veprimtarinë ilegale
të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. 54-vjeçari Caci
mendohet se është bashkëpunëtor në grupin e përbërë
nga 15 persona, të arrestuar para dy ditësh në operacionin
e gjerë "Triumfi", të shtrirë në disa rrethe. Nga të njëjtat
burime mësohet se çështja ndaj këtij shtetasi i kaloi për
hetime të hollësishme njësisë "Task Force" në Prokurorinë
e Tiranës, e specializuar për luftën kundër krimit
ekonomiko-financiar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›