E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat për TVSH-në në letërnjoftime

Komisioni Parlamentar i
Ekonomisë dhe Financave
shqyrtoi dje ndryshimet e
paraqitura nga qeveria në ligjin "Për
Tatimin mbi Vlerën e Shtuar". Sipas
zëvendësministrit të Financave, Florion
Mima, ndryshimi parashikon
përjashtimin nga TVSH-ja për kartat
e identitetit. "Kjo politikë përjashtimi
diktohet nga fakti se është
përfunduar marrëveshja e koncesionit
për pajisjen e shtetasve shqiptarë
me karta identiteti, me një
çmim të deklaruar", theksoi Mima.
Sipas tij, përjashtimi nga TVSH-ja e
kartave të identitetit mundëson
eliminimin e kostove shtesë për të
gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët do
të pajisen me karta identiteti. Deputeti
i PS-së, Erjon Braçe, e kundërshtoi
projektligjin me argumentin
se "përpjekjet po bëhen për të
mbajtur fitimin e kompanisë dhe se
nuk janë marrë masa që karta e
identitetit të dalë me çmim sa më
të ulët për të gjithë shtetasit". Por
zv/ministri Mima, duke reaguar
ndaj akuzave të opozitës, u shpreh
se kjo është një iniciativë për të ulur
koston për shtetasit shqiptarë.
"Çmimi prej 1.2 mijë lekësh, i botuar
nga kompania fituese, është pa
TVSH", deklaroi Mima. Po kështu,
sipas tij, edhe çmimi prej 50 mijë lekësh
për pasaportat biometrike, i
shpallur nga kompania fituese,
nuk përfshin TVSH-në.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›