"ZOTI I TRANCE"-it, DJ TIWSTO
Emri i vërtetë i të cilit është Tijs
Michiel Verwest, por i njohur në të
gjithë botën me pseudonimin e tij
të fëmijërisë, Tiesto, lindi në Breda të
Holandës, më 17 janar të vitit 1969. Data
e sotme shënon 40-vjetorin e DJ më të
famshëm dhe më të respektuar të muzikës
trance. I njohur në mbarë botën, që
ka pasur një shikueshmëri "live" prej gati
4 miliardë personash në ceremoninë e
hapjes së Lojërave Olimpike Athinë 2004.
I pari Dj, i cili ka shitur 25000 bileta për
një koncert solo dy net me radhë. Dj i
vetëm që ka qenë tri herë rresht i nderuar
me çmimin prestigjioz si më i miri në
botë nga Dj Magazine për vitet 2002-
2004. Është nominuar për çmimin
"Grammy" në 2008-ën si Dj më i mirë Electronic
dance dhe si producent muzikor.
Që në moshë të njomë, ai shfaqi prirjen
për të krijuar muzikë, pasi "dëshironte
të ndante muzikën me të tjerët". Ai
shprehet: "Kur isha i ri, dëgjoja një radio
show te Ben Liebrandit, ku luante ‘live‘
për disa orë miksime të ndryshme dhe
fillova të mendoj… Këtë gjë dua të bëj
edhe unë në jetë". Për herë të parë, ai
luajti muzike dance në një party të thjeshtë
gjimnazi dhe kjo ishte prova e parë e
suksesshme që do ta kthente në Dj me
famë ndërkombëtare. Në fund të viteve
‘80, ai nisi të ushtrohej si Dj në një disko
të vogël në qytetin e tij të lindjes dhe pas
disa vitesh u perfeksinoua më tej. "Muzika
është pasioni i shpirtit tim, si dashuria
e parë pa të cilën nuk mund të jetoj
dot". Në këtë mënyrë, duke ecur me një
hap të shpejtë, ai vendosi të prodhonte
vetë muzikën e tij.
Në vitin 1997, ai krijoi studion "Black
Hole Recordings", me ndihmën e Arny
Bink dhe më pas realizoi seritë muzikore
"Magik" dhe "In search of sunrise", secila
me nga shtatë albume të remiksuara.
Muzika që luan Tiesto është krejtësisht e
veçantë në llojin e saj. Ajo është një përzierje
e trancit progresiv dhe melodive euforike
që ngjallin përjetime çliruese e
marramendëse. Vetë "trance" do të thotë
një gjendje ekstaze përtej realitetit, duke
synuar një ngritje të lartë shpirtërore.
Kurse rryma trance karakterizohet nga
goditje tepër të shpejta dhe një bass
agresiv, i cili ndërthuret me një efekt zanor
hipnotizues në vazhdimësi të spektrit.
Në vitin 2001, ai nxjerr në qarkullim albumin
e tij të parë, të titulluar "In My
Memories", ku kënga "Silence" në bashkëpunim
me këngëtaren Sarah Maclahlan
e afirmoi në skenat ndërkombëtare.
Ky hit qëndroi për tetë javë në U.K.
top10chart dhe për herë të parë u transmetua
drejtpërsëdrejti në një radio amerikane.
Ndërsa në vitin 2003, ai arriti majat
e suksesit me hitin tërësisht instrumental
"traffic", duke u klasifikuar në krye të
listave të dancit evropian. Gradualisht,
fama e tij vazhdoi të rritej pa ndërprerje.
Këngët e tij tashmë kishin kapur një audiencë
të gjerë në të gjitha klubet luksoze,
si në Ibiza, Miami, Los Angeles etj. Një vit
më vonë, hedh në treg albumin e ri "Just
Be", ku spikaten bashkëpunime me
këngëtarë si Kirsty Hashkaws dhe remiksi
"Adagio for strings" i kompozitorit të
muzikës klasike William Orbit. Vokalet
femërore të papërsëritshme krijojnë
sfondin që shoqëron në harmoni perfekte
tingujt ritmikë e të thellë trance. Me
këngën "Dance 4 Life", ai nisi turin e tij të
parë rreth botës për të ndërgjegjësuar
njerëzimin në lidhje me vlerën e jetës dhe
mbrojtjen e saj. Fitimet e grumbulluara
gjatë koncerteve në vende të ndryshme,
ai i dhuroi si një akt bamirësie ndaj
njerëzve të prekur nga virusi HIV. Në vitin
2007, albumi i tij i fundit "Elements of
life", shënon kulmin e karrierës së tij artistike
dhe lidhje me këngëtarë si JES, BT,
Christian Burns etj. Muzika e tij ka pasur
një ndikim të fuqishëm për artistët e tjerë
dhe ka ndryshuar historinë e muzikës
dance, duke lënë gjurmë evidente në të.
I famshëm edhe për koncertet e tij me
emocione të zjarrta prej një seti 6-orësh
"live", DJ Tiesto ka arritur një stad të
pamohueshëm në arenën e muzikës elektronike.
Ai tregon më tepër lidhur me
këtë: "Kur ti luan muzikë për dy orë, nuk
e mendon se cili ishte apo kush do të vijë
pas teje. Por unë i adhuroj në veçanti
koncertet e mia që zgjasin deri në tetë orë,
pasi aty ke kohë të mjaftueshme për t‘i
përkthyer ndjenjat e tua në muzikë. Kjo
gjë kërkon një përqendrim maksimal,
prandaj unë çdo herë që dal në skenë,
ulem i vetmuar në një dhomë të errët e
pa asnjë zhurmë dhe thjesht qetësohem
për 15 minuta. Në mbarim të shfaqjes,
ndihem i dërrmuar fizikisht, por i
ripërtërirë mendërisht, falë kënaqësisë
që më dhuron vetëm publiku. Të luash
muzikë para një turme, nuk është një
përgjegjësi e lehtë, është një angazhim
me rëndësi, sepse nuk duhen të
përsëriten të njëjtët tinguj. Je ti ai që duhet
të argëtosh publikun (këtë ia them
vetes gjithmonë) dhe jam krenar për
mirënjohjen që më kanë treguar deri më
tani".
Aktualisht ai po kërkon shtigje të reja
për të eksploruar në fushën e muzikës.
Tiesto po eksperimenton me tinguj të
padëgjuar muzikorë në studion e tij personale
në Tajlandë.
"Nuk po kërkoj më bashkëpunime të
mëdha, por thjesht dua të gjej diçka që
mund të jetë e prekshme për publikun
dhe që të vlerësohet. Mund të them me
plot gojë që jam një Dj i muzikës trance,
por faktikisht unë prodhoj një gërshetim
rrymash, pasi më pëlqen të provoj gjëra
të reja. Kohët e fundit, kam qenë mjaft i
lodhur me udhëtime e koncerte në çdo
cep të globit, por nuk dua të heq dorë kaq
shpejt. Kam ende shumë për të bërë, sa
herë që dëgjoj një këngë të vjetër, mendoj
që duhet t‘i bëj një remix patjetër.
Menjëherë unë e di se çfarë duhet mbajtur
dhe cila pjesë duhet hequr, çfarë duhet
ndryshuar dhe çfarë jo. Këtë e bëj
gjithmonë dhe besoj që të gjitha këngët
e mia duhen provuar edhe një herë". Sot,
Dj më i njohur në botë është i zënë në
studion e tij dhe prapa famës gjigante që
ka, nuk të jep aspak përshtypjen se është
ndryshe nga të tjerët. Ai është një njeri
i thjeshtë që ka vendosur të punojë me
përkushtim për t‘i dhënë muzikë të mirë
botës.
E ardhmja për Dj Tiwston duket e
shndritshme dhe e pasur me suksese të
mëtejshme.
"Albume të tjera, remikse pafund,
udhëtime e ture nëpër botë - shprehet ai,
por më duket e vështirë të shoh shumë
larg. Çdo muaj që kalon, sjell gjithnjë diçka
të re, të papritur dhe entuziazmuese,
e cila më frymëzon të vazhdoj të krijoj".