E Diel, 1 Nëntor 2026

Të burgosurit të pakënaqur me faljen e presidentes

Të burgosurit janë të pakënaqur me dekretin e presidents Atifete Jahjaga që ka falur vetëm katër të burgosur.

Kërkojmë nga kuvendi i Kosovës, që në seancën e radhës të futet në rend dite kërkesa e të burgosurve dhe të miratohet ligji për amnisti, nëse kjo nuk realizohet, në një të ardhme shumë të afërt, të burgosurit nuk do të japin llogari për veprimet e tyre. Jemi të vetëdijshëm që shumica e të dënuarve janë kategori sociale dhe si pasojë e mentalitet të kaluar dhe problemeve ekonomike kanë rënë ndesh me ligjin, por dënimet kanë qenë shumë të padrejta në shumicën e rasteve”, thuhet në reagimin e këshillit grevist.

Sipas të burgosurve, kërkesa e tyre për falje ka qenë për 441 të burgosur ndërsa presidentja ka falur vetëm 4. Sipas presidencës, dekreti për faljen e 4 të burgosurve u nxor, duke u bazuar në nenin 84, pika 29 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjin për Faljen.

Vitin e kaluar presidentja ishte kritikuar rëndë për faljet që kishte bërë, meqë cilësohej se ishin falur njerëz që kishin bërë krime të rënda./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›