Agim Çeku përgënjeshtroi Kadri Veselin

Koalicioni LDK-AAK nuk kishte qëllim legalizimin e SHIK-ut. Ish-kryeministri Agim Çeku ka përgënjeshtruar ish-shefin e SHIK-ut, tash bashkëpartiakun Kadri Veselin, për legalizimin e SHIK-ut.
Veseli kishte deklaruar se në kohën e qeverisjes LDK-AAK ishte diskutuar për legalizimin e SHIK-ut.
“Ne kontaktet i kemi filluar për çështjet e inteligjencës me ish-kryeministrin Bajram Kosumin dhe me ndërrimin e tij, kemi filluar me Agim Çekun”, kishte thënë Veseli.
Këtë gjë e ka mohuar Çeku duke thënë se asnjëherë nuk është takuar kokë më kokë me Veselin për këtë gjë .
“Në lidhje e inteligjencën e Kosovës, kishim një takim në zyrat e TMK-së me zyrtarë të SHIK-ut, Sigurimit të Atdheut dhe ata të TMK-së t”, ka thënë Çeku në emisionin Rubikon të KTV-së që do të transmetohet nesër./Indeksonline/