Peja i vret, i lë në rrugë

Vrasja e qenve endacakë, një praktikë shumë e kritikuar, në Kosovë jo vetëm që nuk po ndalet por edhe ata edhe po lihen në rrugë me ditë të tëra.
Rrugët e Pejës sot kanë qenë të mbushura me dhjetëra qenë të vrarë. Ata nuk i ka mbledhur askush por kanë mbetur buzë rrugëve në mënyrë të shëmtuar.
Indeksonline ka fotografuar disa prej tyre në rrugës Pejë – Prishtinë.
Shoqatat në mbrojtje të drejtave të kafshëve rekomandojnë se kafshët më parë duhet të mbyllen në kafaze të hekurta për t'u transportuar me pas në zona, ku kryhet edhe eliminimi i tyre.
/Indeksonline/