E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të burgosurve u lejohet të mbajnë Ramazan

Kanë kryer krime dhe për këto krime kanë marrë dënimin nga drejtësia shqiptare të cilën po e vuajnë në burgje. Por këto krime nuk i ndalojnë të dënuarit të besimit mysliman të agjërojnë në muajin e Ramazanit dhe që mëkatet e tyre te falen nga drejtësia hyjnore. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bënë të ditur se gjatë këtij muaji rrthe 150 të dënuar kanë nisur të kryejnë ritin e besimit të tyre duke bërë agjërim. Por jo vetëm kaq me leje nga drejtoria e burgjeve në institucionet e vuajtjes së dënimit kanë hyrë në dhoma të veçanta për të ngrën iftair edhe drejtues të komunitetit mysliman. Kështu sipas burgjeve çdo të dënuari i jepet e drejta të praktikojë besimin e tij edhe pse është i privuar nga liria. Ata kanë të drejtë të agjërojnë në mujin e Ramazanit të kryejnë të gjitha ritet, të falen apo edhe të hanë ushqim në orarin kur është përcaktuar gjatë Ramazanit. Kanë të drejtë të takojnë drejtues të besimit të tyre të cilët lejohet ti takojnë dhe që të zhvillojnë edhe takime ne burgjet ku ka të dënuar mysliman. Por kjo e drejtë e besimit nuk u privohet as të dënuarve të besime të krishtar, ortodoksë, katolikë të praktikojnë besimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›