E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët e Dajtit, vendosin të bëjnë operacionin për heqjen e plumbave

Së shpejti Dritan Dajti do të kryejë operacionin e shumëpërfolur nga i cili do të hiqen nga trupi i tij dy plumbat që ka në kolonën vertebrale dhe këmbën e majtë. Burime nga spitali i Burgut bënë të ditur për "Ora News" se grupi i mjekëve është mbledhur dhe ka parë gjendjen shëndetësore të Dritan Dajtit për të vendosur se kur do të operohet i shumëkuari i drejtësisë shqiptare. Ai ka në trup ende dy plumba një në këmbën e mjatë dhe një kolonën vertebrale. Sipas të njëjtave burime mësohet se grupi mjekësor i përbërw nga mjekë kirurg, renimator, i cili do të kryej operacionin e Dajtit do të rimblidhet edhe një herë tjetër për të vendosur datën e saktë të operimit të ish-studentit të juridikut. Ndërkohë burimet sqarojnë se edhe pse Dritan Dajtit do t'i hiqen dy plumbat që ka në trup nga operacioni ato sërisht nuk do të mund t'i kthejnë ndjeshmërin e këmbës së majtë e cila është e paralizuar. Arsyeja sipas mjekëve është dëmtimi që ai ka marrë në kolonën vertevrale. Ndërkohë arrestimi i Dritan Dajtit do të shënohet me gërma të zeza në librat e policisë pasi gjatë këtij operacioni mbetën të vrarë katër punonjës policie, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkallari, Fatos Xhani dhe Altin Dizdari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›