E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Përfitimet me lejet e ndërtimit, i vetmi interes i Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se kryetari në detyrë i Partisë Socialistë Edi Rama të gjitha interesat e tij politke dhe jo vetëm politike, vazhdon t'i ketë të lidhura me lejet e ndërtimit dhe përfitimet prej tyre.
"Rama ditën shpërndan letra dhe vë kushte që PS-ja të hyjë në Kuvend dhe natën dërgon masazherë që të interesohen për lejet e ndërtimit në KRTRRSH" theksoi Paloka.
Sipas tij, ekziston një etikë në marrëdhëniet midis politikanëve shqiptarë që mesazhet jo zyrtare të mos bëhen publike, por shtoi ai, " kur këto mesazhe arrijnë në një nivel të tillë paturpsie, ne sigurisht nuk mund të heshtim ".
Paloka argumentoi më tej se "që nga moment i bllokimit të KRRT-së të Tiranës për Edvin Ramën, ky zotëri është detyruar të lëvizë të gjithë gurët për të arritur marrëveshje jo për intereat e shqiptarëve dhe të elektoratit të tij, por vetëm për interesat e tij personale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›