Zëdhënësi i Kryeministrit bën të ditur se Kryeministri Sali Berisha dënon ashpërsisht vendosjen e tritolit në lokalin "Jon" rreth orës 2 të natës dhe se Kryeministri i ka kërkuar Polic
Zëdhënësi i Kryeministrit bën të ditur se Kryeministri Sali Berisha dënon ashpërsisht vendosjen e tritolit në lokalin "Jon" rreth orës 2 të natës dhe se Kryeministri i ka kërkuar Policisë së Shtetit të hetojë me shpejtësi këtë ngjarje, e cila synon të rrisë tensionin gjatë fushatës elektorale.
Zëdhënësi i Kryeministrit thekson gjithashtu se zyra e Kryeministrit ka marrë dy javë më parë informacione për kërcënime për likuidim fizik midis pronarëve dhe pretenduesve për pronar të lokalit dhe mjediseve rreth tij, të cilat kjo zyrë ia ka përcjellë menjëherë për hetim organeve të Policisë së Shtetit.
Lidhur me deklaratën e zotit Edvin Rama, kryetar i Partisë Socialiste, i cili, sipas komunikatës së policisë, është larguar nga ky lokal rreth orës 00.40, Kryeministri Sali Berisha dëshiron të sigurojë se qeveria ka marrë të gjitha masat për të garantuar zhvillimin normal të veprimtarisë së tij politike.