E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dashur shoqe dhe shokë, anetare te Komitetit te Pergjithshem Drejtues te Partise Socialiste te Shqiperise! Jemi sot në mënyrë të natyrshme ne mbledhjen e Forumit tone me te larte Drejtues

Të dashur shoqe dhe shokë, anetare te Komitetit te Pergjithshem Drejtues te Partise Socialiste te Shqiperise!
Jemi sot në mënyrë të natyrshme ne mbledhjen e Forumit tone me te larte Drejtues për të shqyrtuar dhe vendosur se bashku, si dhe per te përcaktuar axhendën konkrete qe propozon Kryesia e Partise per veprimet tona politike, ne funksion te fitores se zgjedhjeve administrative të këtij viti. Në mënyrë të natyrshme, sepse ne socialistët në këto 6 vite te qeverisjes se vendit kemi treguar se i garantojmë dhe respektojmë më mirë rregullat e shoqërisë demokratike dhe se dimë të ndërtojmë shtetin ligjor dhe institucionet e tij funksionuese. Siguria jonë vjen jo thjesht dhe vetem për shkak të votës së shumicës absolute te shqiptareve, por edhe për shkak të menaxhimit më të mirë të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve te zhvillimit, në nivelet drejtuese të partisë dhe te pushtetit, nga qendra deri ne komunitetet vendore.

Demokracia jonë e brendëshme, të cilën e kemi konsoliduar me mjaft sukses ne historine 12-vjeçare te partise, është tashmë themeli i çdo platforme politike konkurruese edhe në elektorat. Natyrisht, kjo na bën të ndjehemi mirë, por në asnjë rast euforikë, pavarësisht tulatjes politiko-elektorale të kundërshtarëve tanë politikë. Ne kemi ditur të sillemi edhe me ta, sepse kemi mundur të korrigjojmë vetveten. Nga kjo demokraci e jona askush nuk mund të ndjehet i perjashtuar apo i pavlerësuar. Prandaj kontributi i secilit anëtar e përfaqësues në Partinë Socialiste te Shqiperise, mbetet ende i çmuar jo vetëm për partinë, por edhe për shoqërinë, progresin, zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Në gjithë këtë proces zhvillimi transformues që po kalon vendi, ne socialistët kemi menaxhuar edhe kostot që lindin në mënyrë të natyrshme, për shkak te reformave dhe të hapjes me boten. Nuk mund te harrojmë, por e kemi filluar punën tonë qeverisëse, kur institucionet nuk ekzistonin, ndërsa sot ato po integrohen në struktura, realitete dhe teknologji euro-atlantike te punes. E kemi filluar qeverisjen me llogari dhe fonde buxhetore të shkatërruara, ndërsa sot po programojmë dhe zbatojme buxhete tre -vjeçare në favor të zhvillimit të vendit dhe të përmirësimit të jetës së qytetarëve. E filluam qeverisjen ne prezencen e forcave nderkombetare per stabilizimin e rendit publik ne Shqiperi, ndërsa sot jemi rreshtuar në vende qe eksportojne siguri dhe stabilitet edhe ne rajon dhe per paqen globale. Po kthejmë përfundimisht normalitetin urban jo vetëm në qendrat e qyteteve, por edhe në zonat rurale dhe ato turistike ne te gjithe territorin.

Qeveria që unë drejtoj ka ndërmarrë reforma bazike që tranformojnë funksionimin dhe sjelljen e institucioneve sipas standarteve të perendimit. Jo vetëm kemi ndaluar masakrën urbane, por po i japim zgjidhje përfundimtare kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe po bëjmë integrimin ligjor të qytetarëve që kane ardhur te banojnë në periferitë e qyteteve kryesore.

Ne mbetemi të vendosur për ta çuar me tej reformën e institucioneve demokratike të shtetit ligjor që ka nisur dhe prandaj nuk do ta ulim ritmin as per shkak te presioneve populiste qe vijne nga rruga, as per shkak te ndonje mllefi qe na vjen nga brenda.

Po përfundojmë reformen zgjedhore. Kemi ndërhyrë në organizimin gjyqësor dhe në atë të Prokurorisë, duke përfshirë edhe rritjen e sigurisë në punë dhe pageses së gjyqtareve dhe prokuroreve. Me keto reforma po korrigjojme mangësitë e sistemeve të trasheguara në vite, duke konsoliduar autoritetin e shtetit ligjor perballe krimit apo korrupsionit.

Qeveria ka hartuar programe konkrete veprimi në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve dhe kontrabandës. Në këtë luftë kemi qenë të detyruar që krahas masave operacionale goditëse të zhvillojmë edhe reforma strukturore të qëndrueshme me efekte parandaluese. Për pasojë edhe rezultatet janë të prekshme. Kemi mbyllur trafikun e gomoneve. Kemi vënë para përgjegjësisë së ligjit zyrtarë që kanë abuzuar me detyrën, pavarësisht nga tendencat për imunizim politik, që rishfaqen në disa raste edhe për shkak të mefshtësisë së organeve të pavarura të hetimit. Ne kemi ndëshkuar në radhë të parë punonjës policie apo zyrtarë të tjere që kane abuzuar me detyrën. Kjo është shprehja më e qartë e vullnetit tonë për luftë efikase ndaj korrupsionit. Po marrim rezultatet e para konkrete në luftën kunder trafikut të drogës duke pastruar rreth 3000 ha toka bujqësore nga cannabis sativa, apo duke sekuestruar ne 9 muaj afer 14 ton mariuanë dhe afer 1 (nje) ton heroinë.

Zhvillimet e sotme ballafaqohen me sfida cilësisht të ndryshme nga disa vite më parë. Me zyrtarizimin e nivelit të ri të dialogut dhe te negociatave me BE-në dhe NATO-on, e ardhmja perëndimore e vendit është më pranë se asnjëherë tjetër. Garancinë e realizimit të saj e kemi në duart tona. Ajo varet në radhë të parë nga vendosmëria për të zhvilluar reforma më të thella transformuese, te cilat e përafrojnë shoqerine dhe intitucionet, më tej, me Europën e Bashkuar. Në këtë proces na takon ne, socialistëve, që të strukturojmë më mirë veprimet tona qeverisëse për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim- Asociimit për të cilën po negociojmë dhe po ecim perpara. Negociatat kanë hyrë në një ritëm të lartë. Sot u mbyll etapa e pare e dialogut politik dhe e negociatave per 70 nene te Marreveshjes te Stabilizim -Asociimit. Etapa e dyte fillon ne Bruksel fill pas Samitit te Selanikut ne muajin qershor.

Këto realitete që po përjetojmë duhen parë me syrin e përshpejtimit të ritmeve të aksioneve tona transformuese. Në këtë optikë duhet të bëjmë gjykimin edhe për përzgjedhjet tona përfaqësuese në parti dhe institucione. Prandaj edhe rregullorja që do të miratojmë sot merr një rëndësi të madhe.

Ne nuk mund të vazhdojmë të shpenzojmë kohë ne qender apo ne baze për të menaxhuar qejfmbetjet politike, aq më pak kur ato vijnë për arsye të protagonizmit të munguar ose të paushtruar. Partia jone nuk eshte parti e shanseve te djegura. Si kryetar i partisë dëshiroj t'ju ftoj të gjithëve që të bashkohemi rreth një qëllimi të caktuar që është fitorja e zgjedhjeve administrative të këtij viti. Këto zgjedhje zhvillohen në rrethana cilësisht të reja për shkak të reformës së decentralizimit në të cilën jemi futur. Kjo kërkon me shumë përgjegjësi përfaqësuese, më shumë profesionalizëm dhe përkushtim në detyrën tonë për përmirësimin e cilësisë së jetës per te gjithe dhe te sherbimeve publike per qytetaret. Ne duhet të reflektojmë në përzgjedhjet që do të bëjmë, thjesht dhe vetëm interesat e qytetarëve, të cilët kerkojnë më shume pune dhe mireqenie, më shumë parqe, më shumë shkolla e spitale bashkëkohore, kushte më të mira banimi, më shumë ujë dhe energji. Edhe sipermarrja kërkon më shumë hapësira ligjore që nxisin zhvillimin e tregut dhe të vendit. Të gjitha këto nuk mund të vijnë thjesht dhe vetëm nga qeveria, por nga mireadministrimi politik dhe menaxherial i resurseve dhe i lirive edhe ne nivelin lokal. Kjo mund të arrihet vetëm duke bindur elektoratin të votoje e te zgjedhe perfaqesuesit politike dhe menaxheret tanë më të mirë. Në këto zgjedhje nuk mund të hyjmë për të shitur politikë, dhe as për të marrë në mbrojtje ndonjë përfaqësues të paaftë që nuk ka arritur të orientohet në këtë proces zhvillimi. Koha e krizave të brendshme ka përfunduar. Tani na duhet të përqendrohemi në fitoren e zgjedhjeve.

Ajo që duhet të kuptojmë mirë është se, krahas zhvillimit të zgjedhjeve lokale, apo mbajtjes së kongresit tonë të radhës, qeveria do të vazhdojë punën për thellimin e reformave sipas programeve që kemi miratuar dhe në përputhje me axhendën e integrimit. Ndjekja dhe zbatimi i matricave te reformave ekzekutive, legjislative, ekonomike dhe strukturore me nje sistem monitorimi te vendosur edhe nga institucionet e partise është prioriteti ynë i përditshëm. Si kryeministër dhe Kryetar i Partisë, ju ftoj të gjithëve që të ofroni kontributet tuaja për zhvillimin e këtyre reformave integruese ne vend.

Dua t' ju informoj se realizimi i investimeve publike të programuara nga qeveria po ecen mire, po të kemi parasysh edhe skemat e reja që kane nisur të zbatohen, në fushën e implementimit të buxhetit dhe te prokurimit publik. Task -Forca qeveritare e ngritur për këtë qëllim do të ndihmojë akoma me shume per te realizuar të gjitha investimet e programuara në buxhet ne kohen e duhur. Kjo do të thotë se këtë vit eshte e sigurt se do të kemi më shumë rrugë, ujë e drita në shtëpitë tona, më shumë shkolla e spitale dhe sherbime publike paresore per njerezit.

E gjithë kjo situatë progresiste në realizimin e investimeve zhvillohet serish në kushtet e një rritje të qëndrueshme ekonomike, në nivel makro, rreth 6 perqind. Kjo qëndrueshmëri po monitorohet nga FMN dhe BB, të cilët na asistojnë ne menyre shume te çmuar me programe zhvillimi.

Veçanerisht evident ka qene gjate kesaj periudhe progresi i bere ne forcimin e metejshem te bashkepunimit partnerial nderkombetar te Shqiperise. Tashme, siç e kam thene edhe me pare, Shqiperia eshte shnderruar ne nje faktor paqeje dhe stabiliteti, jo vetem ne rajon, por edhe me gjere. Me nje politike te qarte dhe te qendrueshme ne u angazhuam plotesisht ne Koalicionin Antiterror dhe ne ate te Vullnetit, me pas dhe trupat tane komando, tashme partnere te anetareve te vjeter te NATO-s japin kontributin e tyre te vleresuar ne Bosnje-Hercegovine, Afganistan dhe se fundi ne Irakun e lire. Sot qe po flasim jane rreth 330 trupa komando jashte kufijve te Shqiperise ne misione ne dobi te paqes dhe te stabilitetit te rendit demokratik. Vizita e para disa diteve e Sekretarit Amerikan te Shtetit, Kolin Pauell, qe perfaqeson kete aleat te madh dhe strategjik te Shqiperise, shenoi kulmin e ketij bashkepunimi partnerial te Shqiperise. Nenshkrimi i Marreveshjes "Karta e Adriatikut" mes Shqiperise, Maqedonise, Kroacise me SHBA- te ne Tirane, jam i bindur qe do t'i jape nje shtyse te re perparimit te reformave qe kemi bere dhe anetaresimit me te shpejte te vendit ne NATO, por ajo ka sherbyer per te rilevuar sidomos ne syte e publikut vendas dhe nderkombetar hapesirat e reja te politikes euroatlantike te Shqiperise dhe rolit te saj te spikatur rajonal. Me keto politika te qendrueshme Shqiperia realisht dhe gjithnje e me shume po behet pjese e zhvillimeve globale dhe po le pas nje here e pergjithmone, edhe institucionalisht, dhe ne menyre te pakthyeshme mbylljen dhe izolimin e te kaluares.

Nderkohe kanë bërë edhe më hapa të ndjeshëm përpara marredheniet e shkelqyera qe kemi me dy vendet fqinje, anetare te Bashkimit Europian dhe NATO-s, Italine dhe me fqinjin tone jugor, Greqine. Po vazhdohet te punohet me intensitet per rritjen e prezences se tyre partneriale ne Shqiperi, vecanerisht te sipermarresve serioze nga keto vende, nisur nga principi se nuk mund te realizohet nje integrim ne strukturat europiane pa integruar njeheresh edhe sistemet tane ekonomike dhe faktoret e zhvillimit. Perkunder zerave tradicionaliste, ne do te vazhdojme t'i qendrojme me vendosmeri rruges se integrimit dhe te transformimit edhe te sovranitetit tradicional ne bashkeveprim partnerial. Roli moderator i Shqiperise eshte tashme i vleresuar lart nderkombetarisht dhe politika jone vizionare integruese po gjen gjithnje e me shume perkrahes ne rajon dhe ne bote. Nga ana tjeter, nuk e kemi ulur aspak vemendjen ndaj respektimit te te drejtave te shqiptareve, kudo qe ata ndodhen.

Kjo jane detyra tashme te permbushura te nje qeverie, e cila, në vend që të kritikohet për arsye elektorale të paprogramuara duhet të mbështetet për fillimin e përmirësimit të infrastrukturës që nga lumi i Vlorës e deri te aeroporti i Kukësit, madje kjo qeveri meriton të nxitet edhe për hapësirat e reja që po krijohen për zhvillimin e industrisë në Elbasan, të naftës në Patos, e keshtu me radhe ne te gjithe vendin.

Te dashur shoke dhe shoqe,

Perballe tablose realiste dhe aspak propagandistike te arritjeve qe parashtrova fare shkurtimisht me lart, zerat vajtimtare te atyre qe duan ta kthejne energjine tone te perqendruar ne realizime transformuese ne sherrnajen e vjeter te klaneve perjashtuese ndaj njeri-tjetrit, duken pa te ardhme. Une i ndjek me shume vemendje "pretendimet", (me vjen keq qe perdor kete fjale, por nuk gjej nje tjeter me te pershtatshme), pretendimet e opozites, edhe te ndonjerit prej nesh; i ndjek me pergjegjesine e Kryeministrit per te pare dhe gjykuar çfare alternativa ofrohen, siç eshte e udhes ne çdo vend demokratik me deshiren e mire per te thithur dhe respektuar kontribute per zhvillim, por nuk po hasim te tilla. Por gjej me se shumti nje qejfmbetje fshatareske, sedra te lenduara njerezish qe nuk jane treguar te afte per te perballuar konkurencen e hapur te njerezve qe me se shumti kane qene dhe kane mbetur kalimtare per partine tone te madhe dhe e kane pare ate si nje mjet per poste a privilegje te pamerituara. Ne nuk do ta lejojme qe nje gje e tille te perseritet.

Kjo nuk do te thote aspak se partia jone eshte e mbyllur ndaj alternativave dhe mendimit ndryshe. Alternativat dhe mendimi ndryshe, ballafaqimi i tyre institucional dhe respektimi gjitheperfshires jane themelet e reformimit te partise sone ne kete shkalle saqe ne shtator, ne Tirane, presim Komitetin e Internacionales per Europen Lindore dhe liderat e Ballkanit të ri, dhe menjëherë me pas, në kogresin e Internacionales do te kurorezojme anetaresimin tone me te drejta te plota ne te. Pra, ketu flasim per alternativa dhe per mendim ndryshe e jo per pretendime te ndryshme, pretendime qe me se shumti mbulohen me mushamanë e shqetesimit per mbarevajtjen e puneve. Ne te vertete, ngjallja e ketyre ambicjeve apo e intrigave te provinces, jane nje menyre e terthorte per te penguar thellimin e reformave te institucioneve dhe te shoqerise dhe njeheresh perbejne nje provokim qe edhe Qeveria dhe institucionet e partise te biem pre e tyre dhe te leme menjane detyrat, programet dhe reformat. Por kjo nuk do te ndodhe, sepse ne kemi detyrime jo vetem kushtetuese por edhe politike dhe ekzekutive per te realizuar transformimet integruese qe po permbushim edhe perballe elektoratit dhe ne bashkepunim me partneret tane euroatlantike. Keto detyrime jane me vlera integruese jo vetem per Shqiperine ne Europe, por edhe per alternativat ndryshe brenda vetvetes sone, por edhe per aktoret e tjere te rendesishem te progresit, te cilet synojne ndershmerisht permiresimin e metejshem te punes, te realiteteve, ngritjen ne nivele te standarteve europerendimore te qeverisjes se vendit ne te gjithe territorin.

Ne kete proces kompleks reformash ka vend per te gjithe. Sic ka vend per te forcuar bashkepunimin e institucionalizuar mes partise dhe strukturave qeverisese ne te gjithe vendin, sic ka vend qe t'i pritet rruga nje here e pergjithmone militantizmit te rrejshem qe dikush perpiqet ta perdore si mburoje perballe luftes pa kompromis qe kemi ndermarre kunder korrupsionit, krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale. Ne e dime qe aksioni qeverises qe kemi ndermarre kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit, si dhe kunder informalitetit ne ekonomi, (fenomene qe nuk i ngjitem ne në qeverisje, por i gjetem te instaluar thelle brenda saj nga paraardhesit tane, tashme ne nje opozite te gjate). Pra ky aksion eshte gjithashtu i gjate dhe qe kerkon angazhimin e te gjitha strukturave te shtetit, te politikes dhe te shoqerise. Ky aksion nuk mund te zbehet per hir te ndonjerit qe duke abuzuar me imunitete te cfaredolloji qofshin pretendon se eshte i paprekshem. Ne kete aksion nuk ka ndarje ne te paprekshem dhe ne te prekshem. Te qenurit ne qeverisje apo ne opozite nuk e ndryshon objektivin e aksioneve ligjore apo shteterore per te goditur fenomenet e korrupsionit, krimit te organizuar dhe trafiqeve.

Nga ana tjeter ky aksion kerkon gjithashtu profesionalizem te larte dhe bashkerendim te ngushte me partneret euroatlantike, si dhe me fqinjet, me te cilet punojme edhe ne territorin e Republikes se Shqiperise. Arritja e kesaj shkalle te re pergjegjesie dhe profesionalizmi mund te vazhdoje te realizohet mire, duke vazhduar me kembengulje politiken tone të meritokracisë gjitheperfshirese, te cilen do ta aplikojme ne qeverisjen tone edhe ne te ardhmen ne perfaqsim, duke e lidhur drejtpersedrejti edhe me reformen ne administraten tone publike, e cila garanton themelet dhe qendrueshmerine e nje shteti demokratik funksionues. Per kete arsye, bashkepunimi me i ngushte me aktoret kryesore te shoqerise shqiptare, perzgjedhja e tyre per detyra perfaqesuese politike dhe qeverisese do te vazhdoje te mbetet nje nga prioritet tona. Ne jemi te angazhuar qe kete gje ta bejme edhe me partine, pasi partia ka nevoje per njerez te rinj dhe fryme qe perterihet vazhdimisht ne te gjitha nivelet e strukturave te saj. Me lejoni që të vlerësoj se nuk mjafton vetëm kontributi i lavderuar i FRESH-it, për të përtërirë PSSH, por duhet freskuar dhe forcuar marredhënia institucionale dhe partneriale me intelektualët, sipërmarrësit, menaxherët dhe shoqërinë Civile; shkurt me të gjithë aktorët e progresit ne te gjithe territorin e vendit. Vetem kjo na siguron qe partia te mos bjere ne gjendje mbylljeje dhe vetkenaqesie, qe do te ishte vdekjeprurese per nje organizate politike te madhe dhe dinamike si e jona. Ky rrezik duhet te mos harrojme eshte me i madh kur je ne pushtet.

Te dashur shoke e shoqe,

Sic e thashe edhe ne krye jemi perpara dy ngjarjeve te medha politike: zgjedhjet administrative vendore, te cilat gjithnje e me shume, per shkak te reformes qe po realizojme ne qeverisjen vendore, po marrin ngjyren e zgjedhjeve te mirefillta te administrimit te resurseve dhe te hapesirave ligjore nga njerez qe verifikohen nga publiku. Ngjarja e dyte eshte kongresi i Partise. Jane dy aksione qe lidhen ngushte me njeri-tjetrin, por qe nga ana tjeter nuk mund dhe nuk duhet qe ne asnje menyre te pengojne njeri-tjetrin. Te gjithe jemi te vetdijshem se ethet e parakoheshme kongresuale do te pengonin nje fushate normale per zgjedhjet administrative qe duhet te fitojme. Prandaj para te gjitha strukturave te partise eshte detyre urgjente angazhimi i plote ne fushaten zgjedhore per te perteritur maxhorancen e progresit edhe ne nivelet e komuniteteve qeverisese vendore. Per kete arsye kerkoj qe cdo organizate partie te realizoje detyren e saj nxitese, per realizime te reja ne nivel vendor dhe te monitoroje perfaqsuesit tane ne kete funksion. Qeverisja jone ndryshon kryekeput nga ajo e opozitareve tane dhe kete duhet t'ia bejme te qarte elektoratit, jo vetem ne komisione hetimi parlamentar. Ne sollem me shume mirekuptim, ne mbyllem plage sociale qe ishin krijuar gjate mese dhjete vjeteve dhe keto i mbyllem, duke mos rene ne pozita te zgjidhjeve populiste apo te zgjidhjeve me kosto per zhvillimin perspektiv per vendin, duke mos shfaqur qendrime te pjesshme apo qendrime represive, siç bente rregjimi i Berishes. Ne instaluam dialogun social, duke permiresuar klimen e dialogut te shtetit me qytetaret. Ne po i ndryshojme faqen Shqiperise duke pershpejtuar reformat thelbesore, prandaj po e perafrojme vendin me standartet e nje shoqerie perendimore. Te gjitha keto diferenca ekzistojne ne te gjithe territorin, ku militojne dhe qeverisin apo jane ne opozite socialistet dhe progresistet. Ato duhet t'ia bejme te qarta publikut me ane te aksionit realizues, me ane te rezultatit te prekshem te inciativave tona politike dhe qeverisese.

Per nje gjykim me te mire te opinionit publik, partia duhet te angazhohet qe ne bashkepunim me shoqerine civile, te sondoje opinionin me natyra dhe dimensione te ndryshme sondazhesh, qe do ta sillnin me prane gjykimin e publikut, si dhe vete gjykimin e partise ne lidhje me kandidaturat e mundshme dhe programin elektoral trasformues te tyre te cilat, perveç perkatesise se perbashket politike, duhet te kene edhe mevetesite e zhvillimit te njesive vendore.

Ne jemi te bindur qe zgjedhjet vendore administrative do t'i fitojme, por njeheresh jemi te angazhuar qe keto zgjedhje, per shkak te qenies ne pushtet, te karakterizohen nga nje pergjegjesi ligjore, per te qene zgjedhje model, qe Shqiperia te mos komentohet me si nje vend qe ka ende probleme me institucionin e zgjedhjeve. Partia jone eshte e bindur per fitoren, sepse jemi të aftë të konkurojmë dhe te fitojme, pasi vete realizimet qe kemi permbushur e tregojne kete, por kjo fitore duhet qe njeheresh te jete e pakontestueshme. Kjo pikerisht eshte nje tjeter detyre e rendesishme per te gjithe ne dhe qe lidhet me nje organizim me efikas te punes ne te gjithe nivelet.

Ne kete mbledhje te KPD-se do te shqyrtohen dokumente dhe do te miratohen kalendare veprimesh shume te rendesisheme per t' i permbushur me sukses aksionet politike kapitale te vitit, jo vetem per Partine, por per mbare vendin dhe per te ardhmen e tij euroatlantike.

Ju faleminderit per vemendjen dhe ju uroj pune te mbare!

Fjala e Kryeministrit dhe Kryetar i PSSH Fatos Nano në mbledhjen e Komitetit te Pergjithshem Drejtues te PSSH

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›