E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te denuarat kerkojne falje nga Topi

Redinalda Caushaj
Tirane- Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, i ka derguar Presidentit te Republikes 68 dosje per falje te grave te denuara. Lajmi behet i ditur nga drejtoresha e burgut "Ali Demi 325". "Kete vit ka dicka te vecante se Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka bere nje kerkese per falje, prane institucionit Presidentit per nje pjese te grave. Te gjitha ato gra qe nga lidhjet familjare nuk kishin arritur te benin dot kerkesen tek Presidenti perfalje, dokumentacioni eshte siguruar nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve dhe te denuarat presin me shprese qe mund te kete falje. Pavaresisht se kjo eshte nje kompetence e Presidentit, mund te kete falje te plote te denimit, falje te pjesshme te denimit, sic eshte bere dhe vite te tjera", tha dje Irena Cela, drejtoresha e burgut te grave. Mesohet se ketyre te denuarave u kane mbetur shume pak muaj per te vuajtur nga denimi qe kane marre me forme te prere nga gjykata. Fillimisht kerkesat e te denuarave jane depozituar ne drejtorine e burgut dhe me pas jane perpiluar dosjet perkatese dhe i kane kaluar per shqyrtim Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Kjo e fundit pas shqyrtimit te tyre, ka vendosur t'i beje kerkese Presidentit te Republikes, Bamir Topi vetem per 68 gra te denuara. Nderkohe qe pritet vendimi qe do te marre Presidenti Topi, ne lidhje me kerkesat e bera nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve. Kerkesat per falje dhe vendimi qe do te merret nga Presidenti i Republikes eshte ndjere dje nga grate e denuara, te cilat pervec perqafimeve me femijet e tyre, kerkonin te dinin nese do te kishte apo jo falje per festen e nenes. Ne aktivitetin e djeshme te zhvilluar dje ne burgun e grave mori pjese edhe zevendesdrejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, Lulzim Kodra, aktorja Margarita Xhepa, kengetaret Irini Qirjako dhe Myfarete Laze, si dhe Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore. Ne ritmin e muzikes, nen pranine e te afermve te tyre te denuarat per dy ore me radhe harruan te gjitha peripecite qe kane kaluar. Nen nje shi te panderprere dhe temperatura teper te uleta, te denuarat kane kercyer cdo valle. Te gjithe te ftuarit kane uruar grate per diten e nenes, duke shpresuar qe ne te ardhmen te jene prane familjeve se tyre. Drejtoresha e burgut "Ali Demi 325", Irena Cela, ka sqaruar se "eshte tradite festimi i ketyre festave. Institucioni i kushton vemendje te vecante festimit te tyre duke sjelle personazhe te artit dhe te kultures, por duke bere protagoniste edhe vet grate. Ne festojme cdo feste qofte fetare qofte laike. Sot kishim te ftuar edhe femijet e te denuarave. Takimet me nenat e tyre jane te rregullta, por brenda institucionit femijet lejohen vetem me raste festash, per te mos pare nje realitet qe nuk eshte shume i gezueshem", tha Cela. Ne fund te festes te gjitha grave iu eshte dhuruar nje karafil i kuq, si dhurate simbolike per diten e 8 Marsit.
Grate, trajnime per disa profesione
Ne burgun "Ali Demi 325" ndodhen gjithsej te burgosura 88 gra, te cilat kane kryer krime te ndryshme, ku 50 % e tyre jane per vepren penale te vrasjeve, pjesa tjeter per vepra si mashtrim, prostitucion, etj. Institucioni kujdeset shume per aktivitetet, ku gjate gjithe kohes te denuarat jane te angazhuara me aktivitete te ndryshme sociale, si kurset profesionale, kurse te kompjuterit, anglishtes, ndersa shume shpejt do te fillojne edhe kurset e bebisiterit, te sekretarise, luleshtarise. "Ne kuader te nje projekti spanjoll, ne do te mbjellim nje sere lulesh qe do te jete nje pune kualifikuese per keto gra, dhe certifikatat do te jepen nga Ministria e Punes, qe do t'iu sherbejne atyre edhe pas perfundimit te denimit", tha dje drejtoresha Cela.
Tringa: Me mungojne shume femijet
E mbeshtetur ne cep te murit te qelise se saj, Mimoza Tringa me origjine nga Tepelena, por me banim ne Tirane, me lot ne sy tregon se asnje nga te afermit nuk ka ardhur ta takoje dhe ta uroje per festen e 8 Marsit. Edhe pse dite feste ajo nuk e fsheh merzitjen per mos ardhjen ne kete dite te femijeve te saj. Mimoza eshte denuar me 8 muaj burg, per trafik te lendeve narkotike dhe ka kryer vetem nje muaj denim. "Kam tre femije dhe sot nuk me ka ardhur asnje prej tyre, pasi nuk kisha mundesi te lajmeroja njeri. Do te doja t'i kisha femijet ketu sot, asgje nuk me merzit as gjendja ime ketu, vetem femijet me mungojne dhe njerezit e mi, motra, niperit. Vetem ata doja te kisha afer, sado e lodhur qe jam. Por, sa me shume lodhje qe kam kaluar aq me shume kurajo kam dhe zemren e kam me te forte. Mendoj gjithcka me shprese qe sa te dal, te gjej nje zgjidhje, te takohem me njerezit, me femijet, te zgjidh problemet e veshtira me femijet", rrefen Mimoza. Gjendja e veshtire ekonomike, per shkak edhe te burrit qe e ka te semure, e kishte detyruar te merrej me nje veper te paligjshme. "Kam nje muaj qe ndodhem ketu dhe duhet te kaloj edhe 7 muaj te tjera, nuk mendoj per asgje tjeter vetem per femijet e mi. Kur te dal e imagjinoj veten si legjendare lufte, do t'i zgjidh te gjitha veshtiresite qe kam me femijet e mi. Sapo t'i zgjidh keto probleme do te jem edhe me e qete", tregoi e denuara, nene e 3 femijeve. Duke treguar per jeten brenda ne qelite e burgut, Mimoza tha se gjate kohes qe ndodhej aty, merrej me mbajtjen paster te ambientit ku jetonte, me kurse, lexonte here pas here. Ne fund ajo i uroi te gjitha grave festen e nenes, nje feste qe do ta deshironte edhe ajo ta festonte me tre femijet, te cilet ndodhen ne kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›