E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgu i Elbasanit ketu te denuarit i luten rojes ti qelloje

udite rreqethese Neim Pasha i ka perjetuar nga afer dhe i ka hedhur ne ditar aty per aty. I ka pasur shoke prej vitesh mjaft nga te martirizuarit dhe i ka qelluar te ndahet i fundit me ta si ne rastin e Reshat Agos nga Berati dhe Mitat Alushit nga Vlora qe u veteflijuan nje dite maji. Lamtumira te gjunjet e rojes ka qene tronditese per te. Ne Lac e Elbasan - thote Pashai - cdo jave kishim dhjetera tragjedi te tilla. Ishte koha kur te denuarve politike u ishte besuar ndertimi i Kombinatit te Superfosfatit dhe Fabrikes se imentos. Vec punes skllaveruese ata perballeshin edhe me represionin e dhunshem ne kamp. Ne ditarin e Pashes tmerret e kamp-burgjeve te viteve 60 zene faqe te tera. Histori tronditese ngjarje te pabesueshme dhunime brutale te te drejtave njerezore pasqyrohen aty me thjeshtesi dhe realizem si deshmi autentike te regjimit represiv qe lame pas...

E SHTUN
13 GUSHT 1966
Nga burgu i Tiranes na kane sjelle ne kampin e Lacit. Prej ditesh vazhdoj te jem i semure ne infermierine e burgut. Ketu kam gjetur dhe tre te semure te tjere. U njoha me ta menjehere. Njeri eshte Halim Xhelua nga Dukati i Vlores ish-gjeneral i Sigurimit ne periudhen 1945-1965. shte denuar para nje viti. Tjetri eshte Ahmet Kolgjini i biri i Tahir Kolgjinit ish-prefektit te Kurveleshit ne kohen e mbreterise. Me heret ka qene i internuar. Pas vitit 60 e kane denuar. I burgosuri i trete eshte Iljas Metko nga Korca njeri i thjeshte me bindje nacionaliste. Ka tentuar te arratiset eshte denuar me 15 vjet.
Qysh te nesermen e mberritjes ne infermieri me vizitoi komandanti i kampit Azbi Lamce nje mesoburre pak i shendoshe. Mu afrua te krevati dhe pasi u interesua per shendetin me pyeti pse isha denuar.
-Per nje bisede per arratisje i thashe aty per aty.
-Me ke bisedove me ke do ikje more shejtan perroi - shtoi ai.
-Nuk bisedova me njeri po iku daja e me denuan mua
-Paske vajtur bedel per dajon Mire mire mos u merzit- dhe beri te ikte. Sakaq hodhi syte nga ish-gjenerali qe dikur kishte qene kapo i policise sekrete dhe shqiptoi
-He mo Halim denohet ky 12 vjet Po ky eshte femije. Edhe keta nuk dine se cbejne
Ish-gjenerali u zu ngushte dhe nuk tentoi ti pergjigjej.
Komandanti u kthye serish nga une pastaj dikujt i dha detyre te lajmeronte rrobaqepesin e kuzhinierin. I pari te me merrte masen per te me prere nje pale rroba se ky eshte kaq i shkurter e keto qe kemi nuk i bejne kurse kuzhinier Doda duhej te kujdesej per ushqimin. Kur doli jashte gjenerali me sqaroi se ne periudhen e Koci Xoxes ai kishte qene denuar por kishte fituar pafajesine me vone. Sidoqofte me aq sa komunikova me te mu duk nje burre babaxhan. Te pakten ate dite...

E ENJTE
1 SHTATOR 1966
Mbas vizites se fundit doktori konkludoi se semundja kishte kaluar dhe isha i afte per pune. Tashme jo vetem ndjehesha mire me shendet por isha edhe me i qete ngaqe punoja bashke me shoket. Kontakti me ta behej shkak per te mesuar edhe shume histori interesante. Te paret qe njoha jane dy djem nga Vlora Mustafa Iliazi e Namik Zeneli. I kane denuar se kane dashur ti bejne atentat Hrushovit kur erdhi per vizite ne Pashaliman ne maj te 59. Nuk e di sa e vertete eshte kjo akuze por ata jane shume te komunikueshem e te dashur me te denuarit e tjere. Tani qe marredheniet me Mosken jane prishur e per me teper Hrushovi eshte shpallur armik i komunizmit Mustafai dhe Namiku i kane bere nje leter Qeverise per te ripare denimin e tyre. Ishte ky nje ogur i mire por fati nuk paska qene me ta. Pergjigjja qe erdhi nga Tirana fshiu perfundimisht cdo shprese. Tentativa e vrasjes se Hrushovit vertet ishte politike - shpreheshin zyrtaret e Tiranes - por ju nuk e kishit bere planin per te asgjesuar nje armik te Partise se Punes por nje mik te madh tonin e te socializmit ne teresi. Me kaq e mblodhen mendjen Mustafai e Namiku dhe shtynin ditet qe u kishin mbetur. Shpesh me ta rrinte nje djale i ri nga Medari i Gjirokastres. Quhej Sazan Haderi dhe thoshin se ishte nipi i Shefqet Pecit. Sazani kish trup te shkurter por te mbledhur. Ai ishte shume i pergatitur per mundje e gjithfare kapjesh policore pasi kishte kryer shkollen e policise ne degen e Sigurimit te Personaliteteve. Kishte punuar ca kohe ne profesionin e tij. Kjo i kishte dhene mundesine te dilte jashte shtetit ku kishte pare nje realitet ndryshe nga cflitej ketu. Per sa kishte pare kishte folur. Si nip i te madhit e kishin thirrur e kishin porositur te mos llapte po ai ne te tijen. Pastaj e kishin arrestuar me nje grup armiqesor dhe e kishin denuar me 25 vjet heqje lirie. Nuk ka pranga per mua shprehej Sazani dhe thoshte se do shperthente burgun e do ikte. do dite thurte plane si te kapercente telat me gjemba...

E MART
5 SHTATOR 1966
shte momenti kur po kthehemi nga puna ne kampin-burg. Ne krye te shkalleve te kapanonit me emrin e shkruar ne hyrje Fjetore dikush doli e po lexonte telegramet e letrat e ardhura me poste. Nje qetesi e madhe vendoset sakaq. Aty nga mesi degjohet emri Neim Pasha.
-Ketu ketu u pergjigja dhe shkova e mora ne dore letren e adresuar nga Ylli vellai pas meje. U largova pak me tej e hapa shpejt e shpejt dhe fillova te lexoj me nje fryme. Ai me sqaron se jane mire me shendet te gjithe e me bejne te fala. E lexova e rilexova disa here. Jonuzi me i moshuari i kampit qe me kishte vene re mu afrua dhe me pyeti se kush ma kish derguar letren.
-Nga shtepia vellai - iu pergjigja.
-Si jane cte thote
-Mire shume mire.
-Shyqyr qe jane shendoshe e mire - dhe me zgjati duart per te bere xhirot e zakonshme. Nderkaq filluam te bisedonim per njerezit qe kishim jashte telave. Jonuzi njihte babane dhe me foli gjate per te. Ne darke u ndjeva i lehtesuar po shume i malluar per te afermit e mi vecanerisht per baben dhe tre vellezerit. Mendoja se tani e tutje do te merrja letrat e cmalljes po kur mesova se cdo muaj lejoheshin vetem dy te tilla u merzita shume. Ato postoheshin ne date fikse 15 dhe 30 dhe shperndaheshin midis nesh sa here qe na mberrinin ne kamp...

E MART
6 DHJETOR 1966
Ajo qe pashe sot me sy ka qene e tmerrshme. Tre shoket e mi Sazan Haderi nga Gjirokastra Murat Marta nga Berzeshta e Librazhdit dhe Naum Kondakciu nga Lushnja thyen portat e burgut. Po po aventura e tyre arriti deri ketu. Gjithcka ndodhi kur ne kamp u fut makina tip Zis qe bente furnizimin e kuzhines. Ata e rrembyen dhe me te shqyen porten e burgut. Kur dolen ne rruge gati u perplasen me nje autobus pasagjeresh. Per te shmangur kete Zis-i ndaloi. Ndaloi edhe autobusi. Nje cast te dyja automjetet mbeten turi per turi. Rojet e rrethimit te kampit filluan te shtien me automatike. Tre te denuarit u hodhen nga makina dhe ja mbathen vrapit ne drejtim te pyllit pas parkut te Lacit. Nderkaq nje oficer doli nga autobusi nxori pistoleten dhe shtiu plot shtate here andej nga iku treshja qe braktisi burgun. Ne kishim dale te gjithe dhe ndiqnin nga afer ngjarjen. Zemra na e donte qe te shpetonin. Krismat vazhduan pa reshtur disa ore. Ne kamp ishte dhene alarmi. Ne na rreshtuan ne qender te tij. Oficeri i rojes filloi apelin emer per emer. Mungonin ata te tre Murat Marta Naum Kondakciu dhe Sazan Haderi. Gjalle a vdekur do ti keni ketu brenda 24 oreve shfryu oficeri i rojes dhe doli jashte. Pastaj dikush urdheroi dhe na mbyllen brenda kapanonit. Te dera e tij dy police rrinin ne kembe me automatik ne dore. Kush kishte nevoje per sherbime shoqerohej nga njeri prej tyre ne banje. Tjetri qendronte tendosur te porta. Kampi u vu ne gatishmeri numer nje. Ore te tera i kaluam ne kete gjendje. Ne mesnate ne kapanon u be zhurme. U zgjova e po shikoja se cpo ndodhte. Dy oficere dhe nje shpure policesh terhiqnin zvarre Sazanin dhe Muratin. Duart ua kishin lidhur me tel me gjemba. Nga gishterinjte u rridhte gjak. Ishin lagur deri ne palce. I kishin rrahur e torturuar aq fort sa ishin shperfytyruar krejt e me zor dalloheshin. Sa i pashe mendja me shkoi te Naumi. Ishallah - mendova - ka shpetuar pa u rene ne dore xhahileve
Aty nga ora pese e mengjesit u be zgjimi. Na urdheruan te dilnim te gjithe jashte. Te rripi i cimentos ku na vinin kazanet e gjelles kishin hedhur trupin e Naumit. Nxitova per ta pare. Mu rreqeth mishi e po dridhesha i teri. Fytyra i kish marre ngjyre te zverdhur. Rrobat i qene bere te kuqe flake. Plumbat e shumte qe kishte marre ia kishin nxjerre zorret jashte. U afrova. Nje moment ia mblodha e ia futa ne bark. Me nje lecke qe gjeta aty prane i mbulova fytyren. Nuk durova me dhe u ngrita. Kembet i ndjeja si te mpira. Ika e u shtriva ne krevat. Nuk zgjati shume e me thirren te oficeri i rojes. Nje civil qe ishte aty me kerkonte llogari kercenueshem pse e kisha mbuluar te vrarin dhe clidhje kisha me te. Aty per aty i shpjegova dicka pa u menduar gjate.
- Po ti mos ke ndonje mendje si ai - me pyeti dhe pasi me futi nje shkelm nga barku urdheroi policin per te me shpure te shoket...

E MRKUR
4 JANAR 1967
Ka disa dite qe nuk punojme. Bejme vetem xhiro e luajme brenda kampit-burg te Lacit. Po qetesia e rehatia nje moment u prish. Rreth ores tete e gjysme te darkes kur prisnim te jepej pushim i detyruar ne altoparlantin e brendshem u degjua zeri i oficerit te rojes Vini re Vini re. Me zemer te ngrire prisnim cdo thoshte. Sakaq ai filloi te komunikoje Te gjithe ata qe do te degjojne emrin te bejne gati plackat dhe te pergatiten per tu transferuar Filloi me emrat e pare. Aty nga mesi degjova emrin tim. U trondita. Te gjithe rrinin si te shtangur. Kur lista shkoi tek i 300-ti oficeri i rojes sqaroi se te nesermen do te rrugetonim per ne kampin-burg te Elbasanit. Ate nate askush nuk vuri gjume ne sy...

E MRKUR
31 MARS 1967
Sot doli nga burgu shoku e miku im Iliaz Metko. E percolla deri te porta e jashtme. Ai ishte tip i zgjuar ndonese shkolle nuk kishte shume. Me teper kishte pervoje jete. Iliazi ishte nga Dersniku i Korces. Rridhte nga nje familje nacionaliste. Nipi i tij Sade Voskopi kishte qene komandant i cetes se ballit te krahines. I vjehrri ne Porodine po i tille nje nacionalist i hershem. Shkak per arrestimin e Iliazit ishte bere nje pistolete Berret te cilen e ruante qe nga koha e luftes. Nje dite dimri kishte shkuar ne mal me nje fshatar tjeter per te bere dru zjarri. Nje cast kafshet qe kishin me vete ishin rrezikuar nga ujku. Iliazi kishte nxjerre Berreten dhe kishte shkrepur ne drejtim te tij. Krismat tmerruan egersiren dhe shpetuan kafshet. Shpetuan ato po i gjori Laze krejt pa dashje u fut ne rrathet e rrezikut. Kolegu vigjilent nuk harroi te raportoje per armen ilegale. Mjaftoi kaq dhe Iliaz Metkon e arrestuan. Nuk vonoi dhe denimi. Aktakuza Tentative per tu arratisur dhe armembajtje pa leje. Ne burg perfitoi nga falja e vitit 1959 dhe amnistia e 1962-shit. Nje pjese tjeter iu fal per pune dhe sjelle te mire. Pas tete vitesh u lirua. Tete vite i beri larg gruas dhe kater 4 vajzave Ismetes Ferzies Ganimetes dhe Mukadezit te vogel. Duke dale nga porta e kampit me premtoi se do me shkruante vazhdimisht dhe do te shkonte edhe ne shtepine time ne Doreze....

E PREMTE
15 MAJ 1967
Ne kohen kur prisja te festoja pervjetorin e pare te arrestimit ne kamp ndodhen dy ngjarje tronditese. Dy nga shoket tane nderruan jete ne kushte te tmerrshme. Njeri ishte plaku i urte e bujar nga Berati Reshat Ago. Tjetri djaloshi me fytyre engjellore nga Dukati i Vlores Mitat Alushi. fare ndodhi me ta
Plaku 70-vjecar Reshat Ago kishte nje pasion te vecante per pellumbat. Nje pjese te madhe te kohes se lire e kalonte me ta. Per vete moshen e madhe merrej me pune te lehta. Megjithate shpesh shprehej i malle-ngjyer e hera-heres perlotej. Nje dite papritur vendosi te ndahet nga kjo bote duke shkuar drejt ushtarit qe ruante pjesen e jashtme te kampit-burg. I shkoi perballe rojes se pare. Pastaj dy te tjereve. Midis ketyre te fundit ishte nje arre e madhe. Mori nje shkalle druri dhe filloi te ngjitej ne te u hodh qe aty. Kaloi zonen e ndaluar. Roja e paralajmeroi prere Ndal ndal se do te qelloj. Po plaku kishte mbledhur mendjen dhe nuk donte tia dinte. Zerat kobndjelles nuk i hynin ne vesh. Ushtari shtiu ne ajer. Me sa dukej ne kraharorin e tij pulsonte zemer njeriu dhe nuk donte te behej varrmihes i nje njeriu qofte ai edhe armik i popullit sic i mesonte komisari ne oren politike. Reshat Ago qendroi nje cast veshtroi me kujdes rreth e rrotull si per te matur distancen nga liria. Kishte vendosur per ta prekur me cdo cmim sikunder ben femija kur cohet ne kembe per here te pare dhe humbet ekuilibrin e rrezohet. Zgjati hapat. Roja filloi me bresheri. Tashme fjalet e tij Ndal Ndal shuheshin ne zhurmen e krismave. Plaku Reshat mori fryme thelle. Toka e premtuar ishte vetem dy hapa larg. Beri te levize por zjarri i automatikut e frenoi ne vend. I dha trupit para. Se paku te jepte shpirt jashte telave. Ra ne gjunje u ngrit perseri e ktheu koken per te pare per here te fundit ferrin ku kishte kaluar shume vite. U lekund u rrotullua dhe ra si nje lis per te mos u ngritur me kurre. Ra e mbeti plaku zemerbardhe ashtu gjysma ketej e gjysma andej.
Pak dite me vone po aty nderroi jete djaloshi nga Vlora Mitat Alushi. Ne te tilla kushte edhe ai. Ishte mengjes. Po bisedoja ne sheshin e apelit me nje te moshuar nga Lazarati kur na u afrua ai. Na dha doren dhe ia nisi nje kenge Trimi qe eshte trim/ Asnjehere nuk do tia dije/ Rri i qete dhe nuk leviz/ Dhe cdo gje e tret ne gji... . Pas pak u largua per nga cezmat. Nuk kaluan as dy minuta kur degjuam nje Ndal te fuqishme nga rojet e kapanoneve. Pastaj nje ze paralajmerues ndal se do te qelloj. Sakaq dy automatiket e rojeve kryqezuan zjarrin. Mitati e kish kaluar rrethimin e pare dhe kish mberritur tek i dyti. Ushtari ne vendroje i foli ne emer Mitat ndalu se do te te vrasim. Por djaloshi 22-vjecar e kish vendosur nje here e mire. As thirrja dashamirese ne emer e atij ushtari me te cilin me sa dukej njihej nuk dha efekt. Mitati kaloi dhe rrethimin e dyte. Ecte ne aren e mbjelle me patate dhe hera heres veshtronte pas. Ne kodren perballe ishte truproja me armatimin e rende. Ishte nje pike dominuese per kampin dhe fabriken.
Ushtari qe u ndodh aty qelloi i pashpirt. Kur Mitati u largua 30 metra nga rrethimi i jashtem i kampit ai hapi zjarr me mitraloz ne drejtim te tij. Dhjetera e dhjetera plumba pershkruan trupin e djaloshit dhe gjaku mbuloi dhene. Mitati ra ne mes te ares me gjelberim. Nuk ishte mesuar te jetonte ne kafaz dhe beri ceshte e mundur ta shqyente ate. Keshtu mbeti ne Baltez ne moshen me te njome ne moshen e endrrave Mitati i Dukatit...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›