E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget dytesore, Bode firmos 50 milione euro

Projektit per ndertimin e rrugeve dytesore i eshte shtuar edhe nje fond 50 milione eurosh. Kredia eshte nenshkruar dje nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe perfaqesuesve te Bankes Evropiane te investimeve. BEI dhe qeveria shqiptare kane nenshkruar dje kredi per qellim rehabilitimin e rrjetit sekondar dhe lokal rrugeve, me nje shume totale prej 50 milione eurosh, duke perbere keshtu operacionin me te madh financiar nga BEI nenshkruar ndonjehere ne Shqiperi. Projekti eshte pjese e nje programi te vazhdueshem te rehabilitimin e 1500 km rruge dytesore dhe lokale ne te gjithe vendin, e cila perfshin projektimin, ndertimin dhe mbikeqyrjen ne Shqiperi. Kostoja totale e ketij projekti eshte rreth 140 milione, bashke-financuar me Komisionin Evropian dhe Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, ndersa do te menaxhohet nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar. Shqiperia ka trasheguar nje infrastrukture rrugore te dobet, e cila ka ndikuar ne kushtet e veshtira te transportit te njerezve dhe mallrave. Sipas nje raporti te Bankes Boterore, ajo konsiderohet si nje nga veshtiresite kryesore, per shumicen e banoreve ne zonat rurale. Me shume se gjysma e popullsise se vendit (rreth 57 %) jetojne ne zonat rurale dhe mbi nje e treta (rreth 35 %) e popullsie rurale, vleresohet se jeton ne kushte te veshtira ekonomike. Me nje inventar prej rreth 18.000 km, prej te cilave 3.200 km jane rruge kombetare dhe rreth 12.000 km rruge dytesore & lokale, Shqiperia renditet e fundit ne rajon per sa i perket cilesise se infrastruktures rrugore, me 39 % te rrjetit rrugor te asfaltuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›