E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa mitologjike, halla e stërlashtë e Ilirit

Me rastin e qarkullimit të lirë pa viza dhe të anëtarësimit të shpejtë në Komunitetin Europian të shqiptarëve dhe Republikës së Shqipëris

Nga Agron Luka*


Evropa, si emërtimi i lashtë i gadishullit Helladik-Ilirik dhe si pjesë kontributi për përhapjen e emërtimit kontinental. Kulti i demit dhe lopës dhe raportet seksuale të qiellorëve

me tokësorët në politeizëm. Bazileusi Europi, fortesa Europi dhe qyteza Europi në gadishullin tonë. Kadmi dhe Harmonia tek enkelejtë në Iliri, ku ishin edhe varret e tyre.
Bazamenti pellazgo-ilir-epirot i mitologjisë së Evropës Mitologjia e Evropës, zgjon një ndjenjë prekëse për fatin e keq të Evropës dhe nga ana tjetër një ndjenjë revoltuese për sjelljen dhe veprimin dhunues e barbar të zotit Zeus.  (shih, Massimo Buontempelli, Toro Primo, botuar në 5 numra të revistës TEMPO, nëntor-janar 1939 etj). Duke e ritrajtuar këtë temë të mitologjisë së Evropës, dëshiroj të shpreh diçka të sintetizuar dhe të sjell një këndvështrim pak më të ndryshëm nga literaturat kryesore të interpretimeve mitologjike. (shih, P. Grimal, Enciclopedia dei Miti, bot 1990, zëri Europa, etj.)
Akoma edhe sot, kur kemi kaluar në shek XXI, pjesa që i takon mitologjisë pellazge-ilire -epirote çuditërisht  na paraqitet si një copë e inkorporuar nga mitologjia helene dhe romake edhe pse autorët antikë përmendin Zeusin pellazg, Dodonën pellazge, Epirin pellazg, Kaonin dhe Kaoninë pellazge etj! (shih psh. në www.it.wikipedia.org)
Një nga autoritet tona prof. dr. N. Ceka, ndonëse nga pozicioni i arkeologut, shkruan edhe për një shtresë të lashtë të mitologjisë ilire, ku trajton edhe mitologjinë e Kadmit dhe Harmonisë, të cilën vëren ai, e tregonin jo vetëm helenët por edhe ilirët.  Ceka thekson se, kjo shtresë u mbulua përgjatë antikitetit nga një veshje antropomorfike e huazuar nga Olimpi grek. (Ilirët, bot. 2001, f 227)
Prof. Ceka, si ilustrim sjell edhe artefaktet arkeologjike ku paraqitet Kadmi në një paftë reliev brezi bronzi, te enkelejtë lunkestë të liqenit të Ohrit dhe te enkelejtë veriorë, te Budva e sotme. (po aty cit.)
Nuk besoj se prishim ndonjë gjë të madhe po qe se me Feniçkën, si një jehonë e folklorit tonë do të përfshinim në atë shtresë të lashtë edhe vetë Evropën, motrën e Kadmit, meqenëse ky kishte ardhur edhe tek ilirët konkretisht për të kërkuar të motrën feniçkë. (Harmonia ishte e bija e Aresit dhe e Afërditës
pellazgjike, të cilët hyjnë në formacionin e Dodonës dhe të Olimpit)
Mitologjia e Evropës e përzier edhe me një kult demi e lope në gadishullin helladik-ilirik.
Me anën e pikturës, skalitjeve në gur, pikturimeve në enë e qypa, mozaikëve, shkrimeve mbi pllaka balte, papiruse, pergamena, derdhjeve në metale të buta etj, njeriu i kohëve la mendimet e tij, për të gjitha çka i interesonin atij. Në këtë fond, një vend me rëndësi zë edhe numizmatika, qoftë për pjesën e rafiguruar e qoftë edhe për pjesën e shkruar. Natyrisht kur bëhet fjalë për monedha bakri, bronzi e argjendi edhe leximi e kronologjizimi mbi bazën e katalogëve etj, është relativisht më i deshifrueshëm. Dionisi i Halikarnasit, tregon se në Buthrot/Butrint kishte edhe disa enë kratere prej bakri, si dhurata trojane, të cilat kishin mbishkrime shumë të vjetra. (Antiquitatum Romanorum, Lib. II, 51. 1 e 2; Cit. sipas ILirët dhe Iliria te autorët antikë, bot. 1965, f 168)
Ishte një kohë kur qytetet e para me tempuj politeistë e pallate mbreti, rrethoheshin me mure, kur Hyu i Qiellit vështronte e dëgjonte çdo gjë tokësore, kur hyjtë e hyjneshat silleshin rreth tij dhe ishin vendosur edhe nëpër maja malesh të mbuluar me pyje. Këto hyjni kishin pamjen e njeriut, mundej të metamofizoheshin, por edhe të paraqiteshin të kombinuara si njerëz dhe si kafshë etj.
Kryehyu kishte të drejtë ta rroposte të gjithë tokën, të shuante nga themelet çdo qytet që i tekej e madje jo rrallë të merrte edhe veprime të pa menduara e të pa drejta.
Diku në Epin e Gillgameshit, do të shohim edhe njerëz me 1/3 pjesë njeri dhe me 2/3 pjesë hyjnore dhe megjithëkëtë i vdekshëm. Aty kemi edhe një mëzat e një luan me krifë shumë të fuqishëm, por Gilgameshi njeri është shumë më i fuqishëm se sa ata. (Epi i Gillgameshit, K 1, v. 28-29; 62-63)
Për nder të hyjnive flijoheshin edhe kafshë, por flija më preferuar ishte qingji:
Hyjnitë nuhatën erën. (e qingjit të flijuar të pjekur)
Fort e këndshme ajo arriti deri nhundët e tyre.
Nkurban si mizat perënditë ngarruan (Epi, K. XI, v. 142-144)
Edhe Zeusit Pellagjik edhe perëndive të formacionit të Dodonës Pellazgjike dhe të Olimpit Helenik i pëlqenin shumë flijet (fillimisht edhe me njerëz) me mish kafshësh, ku e shoqëronin haen edhe me verë të ëmbël mjaltë nektari e ambrozinë. [Edhe Hyut monotheist në Biblën e Vjetër, sikur i pëlqen flija e Abelit, prej të parëlindurve të grigjës.  (Zanafilla, 4, 5.)] 
Këtë krahasim e sollëm për të treguar se, në këtë modë mendimore e botëkuptimore është ngjizur edhe mitologjia e Zeusit dhe e Evropës.
Mitologjia e Evropës është pak a shumë kështu. Një vajzë Evropa, bijë e një bazileusi fenikas të quajtur Agenor (ose Feniksi), po luante me shoqet e veta në bregdetin egjean fenikas, përballë qyteteve Tiro e Sidone. Një kope me lopë e dema kalojnë aty rastësisht dhe vajzat fillojnë të luajnë me to.
Zeusi, nga lart nga hapësira qiellore e pikas e sheh me sytë e vet këtë skenë dhe mendja epshore tekanjoze i ngel tek Evropa. Menjëherë metamorfizohet (shndrrohet) si një dem/mëzat/taroç/toro i bardhë e i butë e shumë lajkatar dhe përzihet me kopenë, duke iu lajkatuar Evropës. (Vo: në gjuhën tonë alb./shqipe janë arkivuar disa terminologji, ku krahas terminologjive autoktone kemi edhe të greqishtes së vjetër të latinishtes etj) Në lojë e sipër, Evropa i hyp në kurriz këtij demit dhe nga ky moment loja merr një kthesë fatale. Me një kërcim të fuqishëm demi, të cilit i ishte hapur syri, hidhet në det dhe me një notim të shpejtë shkon drejt thellësisë. Shoqet u kthyen pa të
Sa u mor vesh ky lajm i pa zakonshëm, mbi grabitjen e vajzës nga demi i çuditshëm, në shtëpinë e Agenorit, bie pikëllimi, hidhërimi e një dhimbje e jashtëzakonshme e prindërve dhe e vëllezërve të saj. Dikujt i shkon mendja se, kjo kafshë nuk i ka ato kapacitete e kështu duhet të ishte një punë e një zoti të huaj të shndërruar si dem. Por e cilit Zot?! A thua fenikasit me këtë rast e kishin kuptuar se, këto veti metamorfizuese i kishin zotërit barbarë të gadishullit tonë?!
Njerëzit fenikas acarohen dhe reagojnë. E para revoltohet e ëma Telefasa, e cila i urdhëron tre djemtë të nisen menjëherë ta kërkojnë, ta gjejnë dhe ta sjellin në shtëpi Evropën, ndryshe pa të mos të kthehen të gjallë! Vëlla Feniksi junior merr rrugën nga Anadolli, Cilici nga drejtimi i Qipros e nga jugu, ndërsa Kadmi nga ishujt grekë e në tokën e gadishullit tonë. Një orakull e orienton Kadmin ta kërkojë të motrën nëpër hapësirat e gadishullit tonë, duke ndjekur gjurmët e një lope e cila mbante ndërmjet brinjëve një disk në formë gjysmë hëne. Atje ku do të ndalonte lopa ai duhej të themelonte një qytet. Lopa ndalon dhe bie e ngordhur në një vend të krahinës së Beocisë dhe aty Kadmi themelon qytetin Kadmeia ose e njohur ndryshe edhe si Teba e Beocisë. Aty dashurohet dhe martohet me të bukurën vendase Harmonia dhe familja shtohet me disa fëmijë.
Zeusi, ndërkohë e kishte çuar dhe fshehur Evropën në ishullin e Kretës, në Gortyna në një shpellë, me të cilin bëri edhe tre fëmijë, Minosin, Sharpedonin dhe Radamantin. Kështu një farë supozimi na lejon të arsyetojmë se, Zeusi e kishte shndërruar edhe Evropën si një mështjerrë, përderisa edhe Minosi ishte një lloj hyu kokdem i labirinteve të Knososit në Kreta. Për këtë arsyetim-supozim mundemi të krahasojmë edhe mitologjinë e Ios/Jonës si mështjerrë e bardhë dhe birin e saj kokëdem Epafin e krahasueshëm me Apisin laragan, birin e Isidës egjiptiane. Një variant tjetër tregon se, Zeusi u shndërrua si shqiponjë dhe Evropën e shndërroi si shqipe dhe kreu raportin seksual.
Zeusi, kis

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›