E Diel, 1 Nëntor 2026

Strukturohet tregu, 50 % e te ardhurave nga sigurimet vullnetare

Tregu i sigurimeve po ridimensionohet ne drejtimin e te ardhurave. Sipas te dhenave per tregun e sigurimeve qe i referohen periudhes janar-prill 2010, sigurimet vullnetare ne janar-prill 2010 sollen 53 % te te ardhurave te pergjithshme ne tregun e sigurimeve. Me pare, te ardhurat nga sigurimi i detyrueshem zinin rreth 70 per qind te te ardhurave te pergjithshme. Keshtu sipas te dhenave nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, primet e sigurimit vullnetar arriten rreth 1.4 miliarde leke ose 22.77 % me shume se ne janar -prill te vitit 2009, por me rreth 32.61 % ulje te numrit te kontratave te sigurimit krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Sipas nje analize te pergjithshme nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare te ardhurat e per katermujorin ne favor te kompanive te sigurimit arriten 2.7 miliarde leke, ose rreth 3 % me shume se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Gjate periudhes janar- prill 2010 numri i kontratave te sigurimit te lidhura, arriti ne 189.557 duke shenuar nje ulje prej rreth 17.81 %, krahasuar me janar-prill 2009. AMF konstaton se tregu vazhdoi te mbetet serish i orientuar tek sigurimet e jo-jetes qe sollen rreth 91 % te vellimit te pergjithshem te primeve, duke i lene sigurimet e jetes me rreth 9 %. Pare nga kendveshtrimi i ndarjes se tregut sipas llojit te sigurimit i detyrueshem dhe vullnetar, primet e shkruara bruto te sigurimit vullnetar zene 53 % dhe primet e shkruara bruto te sigurimit te detyrueshem zene 47 % te totalit te tregut. Rritja e volumit te primeve te shkruara bruto ne sigurimin vullnetar tregon per nje ndryshim te struktures se tregut te sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare. Produkti sigurim kufitar, gjate periudhes janar-prill 2010 pati nje rritje prej 19.56 % per primet e shkruara bruto, ndersa numri i kontratave pati nje rritje prej 18.24 % krahasuar me janar - prill 2009. Produkti TPL e brendshme gjate periudhes janar - prill 2010 pati nje ulje prej 2.5 % per primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati nje ulje prej 0.59 % krahasuar me janar - prill 2009. Ndersa produkti Karton Jeshil pati nje ulje me rreth 41.19 % per primet e shkruara bruto, krahasuar me janar - prill 2009 dhe numri i kontratave pati nje ulje prej 18.46 % krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009. Ndersa Sigurimet vullnetare te jo-jetes gjate periudhes janar - prill 2010 paten rritje me rreth 24.49 % kundrejt te se njejtes periudhe te 2009. Ne portofolet e prones, pergjegjesive, garancive me te ardhura rreth 870 milione leke ne total, vendin e pare e zune zjarri dhe demtime ne prone me rreth 44.77 % te pasuara nga sigurimi i pergjegjesive te pergjithshme civile me rreth 38.36 % . Ne janar - prill te vitit 2010, sigurimet e pergjegjesise kane pasur nje rritje me rreth 52.87 % krahasuar me periudhen janar - prill 2009. Ne portofolin 'Zjarri dhe rreziqet shtese' gjate periudhes janar - prill 2010 ndihet nje rritje prej 8.55 % e numrit te kontratave te sigurimit dhe rritje me rreth 30.12 % te volumit te arketimeve

Viti 2010, permiresohet pagesa e demeve
Viti 2010 shenon nje strukture te permiresuar te zhdemtimit te klienteve nga tregu i sigurimeve. Pagesat e demeve gjate muajve janar- prill 2010 u rriten me rreth 31.99 % krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Sipas AMF, pjesa me e madhe e demeve te paguara bruto u perket sigurimeve motorike me 546 milione leke, apo 86.38 % te totalit te demeve te paguara bruto. Megjithese pagesat e deme nga kompanite e sigurimeve jane permiresuar ne raport me te ardhurat ato mbeten serish shume me te uleta ne krahasim me vendet e rajonit. Sipas Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare per vitin 2009, raporti deme-te ardhura ne vendin tone eshte 2.5 here me i ulet nga mesatarja evropiane. Ndersa ne vendet e rajonit, ky tregues eshte mbi 50 per qind dhe ne vendin tone jo me shume se 30 %. Autoriteti thote se ne keto kushte ka ndermarre nje sere nismash per te permiresuar tregun. Raporti i ulet deme/prime pranohet edhe nga vete kompanite e sigurimeve, te cilat thone se kjo i dedikohet kryesisht faktit se tregu i sigurimeve ne Shqiperi eshte ende i ri dhe i pazhvilluar. Tregu i sigurimeve ne Shqiperi perllogaritet ne rreth 70 milione dollare ne vit, duke pasur treguesin me te ulet per fryme ne rajon, gati 20 dollare, kur ne vendet e tjera edhe ato te rajonit, ky tregues eshte disafish me i larte.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›