Prioritetet ne energjetike dhe miniera, Prifti ngre strukture te re
Per shkak te avancimit te disa prioriteteve ne sektorin e minierave dhe energjise, ministri e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes qe nga sot funksionon me nje strukture te re. Hartimi dhe miratimi i struktures se re, eshte bere ne kuader te reformave qe ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, eshte zotuar se do te ndermarre kur erdhi ne krye te ketij institucioni. Ne nje takim qe pati me stafin, ministri i Energjetikes tha se, me miratimin dhe hyrjen ne fuqi te struktures se re, synohet qe t'i kushtohet nje vemendje e vecante reformave ne sektore te ndryshem, si ne sektorin energjetik ashtu dhe ate minerar. Struktura e re mban ne funksion tre zv/ministrat dhe sekretarin e Pergjithshem. Nderkohe qe te gjitha funksionet qe ka ministria mbi tregtine, biznesin dhe industrine, organizohen ne drejtori te medha te cilat ndahen me pas ne nendrejtori te vogla, sipas funksioneve. Prifti ka thane se me strukturen e re, nje vemendje e vecante do t'i kushtohet edhe zhvillimit te biznesit. Prifti informoi mbi ndryshimet qe do te sjelle kjo strukture ne funksionimin e punes ne Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ndryshime qe synojne t'i japin nje hov te ri reformave qe po ndermerr dhe do te ndermarre ne te ardhmen ky dikaster. Prifti i ka kerkuar stafit, drejtoreve te Pergjithshem dhe pergjegjesive te sektoreve angazhim dhe devotshmeri ne permbushjen e detyres, me qellim qe objektivat e synuara te permbushen, si dhe i ka uruar suksese e pune te mbare te gjitheve.
Ndryshimet
Struktura e re mban ne funksion, tre zevendesministrat dhe sekretarin e Pergjithshem. Nderkohe qe te gjitha funksionet qe ka ministria mbi tregtine, biznesin dhe industrine organizohen ne drejtori te medha, te cilat ndahen me pas ne nendrejtori te vogla sipas funksioneve.