Të dielën, kuqezinjtë drejt Maltës Mesfushorët shkatërrues, Altin Lala dhe Lorik Cana nuk do të jenë në dispozicion të Ari Hanit për sfidën e radhës për shkak të dëmtimeve.

“Pjesa shqiptare” e Kombëtares nën drejtimin e trajnerit Ari Han dhe ndihmësit të tij, Vim Surbier, do të fluturojnë të dielën nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit në drejtim të Maltës. Në ndalesën e Romës do të bashkohen dhe kuqezinjtë “legjionarë”, dhe të gjithë bashkë do të zbresin në ishullin e Maltës. . Mesfushorët shkatërrues, Altin Lala dhe Lorik Cana nuk do të jenë në dispozicion të Ari Hanit për sfidën e radhës për shkak të dëmtimeve.
E Shtune, 07 Shkurt 2009