Të drejtat dhe liria e fjalës në demokracinë shqiptare
Nga Ndini R. BARDHI
Të gjithë njerëzit në këtë jetë, janë krijuar nga Zoti të barabartë si qenie frymore, të cilat i ka gëzuar dhe i ka pajisur me të drejta të pazëvendësueshme e të patjetërsueshme që nga e drejta për të marr frymë e për të jetuar, e drejta për të qenë i lirë në ndërgjegjen dhe veprimet e tij, e drejta për mirëqenie shpirtërore e materiale që do të thotë më tej në kërkim dhe ndërtim të lumturisë individuale, familjare dhe shoqërore.
Për garantimin apo sigurimin e këtyre të drejtave nga padrejtësitë e ndryshme që sjellin individ, politika, interesi i ngushtë, ambicia për pasuri etj. njerëzit e organizuar në komunitet apo shoqëri njerëzore, formojnë në mënyrë demokratike qeveritë, fuqia e të cilave apo interpretimi i ligjeve buron nga pëlqimi (votëbesimi) që i japin atyre të qeverisurit nga njëra legjislaturë në tjetrën, nga njëra zgjedhje elektorale në tjetrën, nga njëra forcë politike në tjetrën.
Edhe shoqëria e sotme demokratike shqiptare në rrugë demokratike po përpiqet të kërkojë të drejtat e patjetërsueshme në këtë realitet me shumë probleme dhe konflikte sociale. Ajo, hap pas hapi, parimin themelor mbi të cilin ngrihet një qeveri demokratike në kushtet dhe rrethanat e reja historike, politike, ekonomike etj. në Shqipëri mbas pesë dekada komunizëm, e quan promotor drejt progresit të gjithanshëm, që do të thotë se qeveria e një shteti demokratik specifik shqiptar nuk është vetëm apo mjaftueshëm për të njohur të drejtat e njeriut si individ, por, më kryesore, për ti mbrojtur këto të drejta, që çdo individ i gëzon në sajë të ekzistencës së tij. Të drejtat, që ato janë të shumta, por më kryesore e drejta e pronës, e fjalës, e punës, e mirëqenies etj. janë të patjetërsueshme dhe të drejta natyrore të dhuruara nga Zoti. Këto të drejta hyjnore nuk zhduken (mohohen) me ikjen dhe ardhjen e një sistemi politik, ekonomik, qeverie apo të një klase politike, e më tej, të një shoqërie të re njerëzore në çfarëdo kushtesh e rrethanash të një vendi siç është vendi ynë.
Shoqëria shqiptare, në muajin qershor 2009 zhvillon zgjedhjet e reja qeverisëse, e cila ka shansin e madh që këto të drejta të patjetërsueshme, përfshirë lirinë e fjalës dhe të shprehjes, lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes, lirinë e grumbullimit dhe të drejtën për mbrojtje të barabartë dhe të drejtë përpara ligjit, ti gëzojë në një shtet të vërtetë demokratik dhe qytetar. Të drejtat e mësipërme në shoqërinë demokratike shqiptare përbëjnë të drejtat thelbësore që duhet të mbrojë qeveria demokratike e re e dalë nga zgjedhjet, pavarësisht se kujt spektri politik i përket, të majtë, të djathtë, të qendrës etj.
Këto të drejta, që ne shqiptarët ende nuk i kemi të qarta, duhen sanksionuar në legjislacion, sepse këto të drejta, duke qenë të pavarura nga qeveria, kjo e fundit nuk mban asnjë lloj përgjegjësie dhe nuk e detyron dot.
Duke i futur në legjislacionin shqiptar, ato bëhen të detyrueshme për zbatim nga qeveria dhe nuk varen, gjithashtu, as nga tekat abuzive të çastit të qeverisë dhe të shumicës elektorale në parlamentin ligjvënës. Fatkeqësisht, qeveritë shqiptare gjatë këtyre dy dekadave demokraci, kanë abuzuar dhe përsëri vazhdojnë të abuzojnë me të drejtat e njeriut në Shqipëri, duke i interpretuar apo ekzekutuar sipas klaneve qeverisëse, krahinore dhe shumë korruptive, që do të thotë se për mbrojtjen e tyre nuk funksionon ligji ose shteti ligjor. Individi shqiptar do ti gëzojë ato vetëm atëherë kur qeveria e tyre do të punojë për të dhe sa herë që çdo qeveri në pushtet të zbatojë ligjet e së drejtës njerëzore. Kjo është themelore dhe shumë e rëndësishme për çdo shqiptar. Vlen të theksohet për kohën e re të demokracisë në Shqipëri, se formulimi i ligjeve dhe ai i procedurave lidhur me të drejtat themelore të njeriut (shqiptarit) do të bëhen në raportet dhe kushtet specifike të veçanta shqiptare, ndoshta komplekse në strukturë, sepse janë krejtësisht të ndryshme nga sistemi komunist.
Kjo duhet të jetë shumë e qartë dhe e ndërgjegjshme për vështirësinë e zbatimit të menjëhershëm të të drejtave të njeriut, duke filluar nga prona, punësimi, jeta dhe siguria e saj etj. Megjithatë, për hir të së vërtetës, shoqëria demokratike shqiptare ka bërë shumë progres në ndërtimin e strukturave kushtetuese, ligjore dhe shoqërore, që sigurojnë mbrojtjen e këtyre të drejtave.
Përveç ligjeve, këto të drejta legjitime njerëzore në demokracinë e sotme shqiptare nuk mund të kërkohen pa forcën e lirisë së fjalës, të luftës pa kompromis të mendimit e të shprehjes alternative të problemeve jetësore të ditës e të kohës. Liria e fjalës shqip dhe troç si dhe e informacionit mediatik elektronik e të shkruar të krijojnë hapësira që të diskutosh dhe të votosh, të mblidhesh dhe të kundërshtosh, të sigurosh drejtësi për të gjithë në mënyrë demokratike. Demokraci do të thotë komunikim; qytetarë dhe njerëz të ndryshëm që bisedojnë apo diskutojnë me njëri-tjetrin për shqetësimet e përbashkëta e që mendojnë për të ardhmen e tyre njerëzore dhe mirëqenie. Para se njerëzit të mund të qeverisin, duhet të jenë të lirë të shprehen për çdo gjë dhe fenomen të jetës.
Shtetasit shqiptarë të një vendi demokratik janë të bindur se nëpërmjet shkëmbimit të lirë të ideve dhe mendimeve e vërteta triumfon mbi mashtrimet, vlerat e të tjerëve çmohen më mirë dhe rruga drejt progresit hapet triumfalisht. Sa më i shumanshëm të jetë intensiteti i këtyre shkëmbimeve, aq më mirë vihet në lëvizje demokracia.
Shtypi, i cili është i dobishëm në trajtimin e problemeve jetike të shoqërisë shqiptare dhe të të gjithë vendit, në Shqipëri në këtë drejtim luan një rol të rëndësishëm. Numri i botuesve të gazetave të përditshme është shumë i madh; ata e paraqesin të vërtetën sipas mënyrës së tyre, ku popullit i jepet mundësia të mësojë të vërtetën dhe të jetojë në shkëlqimin e saj. Larmia e problemeve të përditshme, që nga politika, ekonomia, siguria e jetës etj. sjell atmosferë demokratike me të mirat dhe shfaqjet e çuditshme të njerëzve në Shqipëri.
Në demokracinë tonë shqiptare me një shtet dhe qeveri demokratike, përmbajtja e fjalës së lirë, të shkruar dhe të folur është jashtë çdo diktati, kontrolli apo gjykimi partiak, ndryshe nga sa ndodhte në shtetin autoritar të njëshit komunist në Shqipëri.
Demokracia shqiptare, po pasqyrohet dhe mbështetet në faqet e gazetave të përditshme e në mikrofonët elektronikë nga qytetarë të shkolluar e të ditur, të cilët, duke përftuar në realitetin shoqëror shqiptar informacione të gjalla e të pasura problemore, marrin pjesë aktivisht në jetën e shoqërisë, dinamizmin e saj, në të cilën bëjnë pjesë. Demokracia jonë e këtyre dy dekadave shpërthen në saj të energjisë së qytetarëve të thjeshtë dhe intelektualë, të cilat i ushqen një shpirt i pashtershëm idesh, mendimesh, alternativash, e pse jo, edhe hamendjesh, supozimesh etj.
Në faqet e gazetave shqiptare, apo në mediat elektronike për hir të së vërtetës, ka shpërdorime të tepruara të lirisë së fjalës duke pasqyruar të dhëna që, sipas mendimit të shumicës e të qeverisë, në disa raste janë pa përgjegjësi apo thjesht të pamoralshme. Përgjigjja për të gjitha këto do të ishte: E çfarë do të ndodhë? Asgjë! Shteti apo qeveria aktuale nuk kanë për detyrë të merren me to, parimisht ndonëse në disa raste i është kundërvënë si gazetës SOT, gazetës Tema, e cila edhe sot është e rrethuar me polic, Gazetës Shqiptare, etj. Në demokracinë vërtet demokratike, të të sotmes shqiptare, qeveria, përkundrazi duhet të kujdeset për lirinë e fjalës, që do të thotë të lejojë dhe sigurojë liri fjale akoma edhe më të madhe.
Një vend demokratik i vërtetë, ndonëse është paradoksale, por në emër të fjalës së lirë duhet të mbrojë, në momente të caktuara politike, edhe të drejtat e individëve apo grupeve me bindje politike që përkrahin një politikë të atillë krejt ndryshe, antidemokratike. Dhe në Shqipëri kemi fenomene të tilla. Ata jetojnë me të drejta të barabarta si gjithë njerëzit e tjerë. Shqiptarët në këtë drejtim janë tolerantë dhe qytetarë në shpirt dhe në ide. Ky është fakt dhe vlerë.
Qytetarët shqiptarë të një shoqërie demokratike e mbrojnë këtë të drejtë,