Përse bie kjo daulle?
Nga Gjon BRUÇI
Dasma elektorale po shkon drejt pikës kulminante. Për të gjitha dasmat pika kulminante është dita e ardhjes së nuses. Për dasmën tonë elektorale kjo ditë është 28 qershori. Madje më saktë një ditë më pas, kur nuses ti hiqet duvaku, në rastin tonë kutia e votimit. Një dasmë e madhe kjo e zgjedhjeve parlamentare. Qysh nga dita e hapjes zyrtare e gjer në mbyllje plot dyzet e pesë ditë. Shtoju këtyre dhe ditët me valle e këngë pa meze dhe do të na bëhen dyfish.
Një dasmë e madhe jo vetëm nga shtrirja në kohë, por mbi të gjitha nga pjesëmarrja, hareja, harxhet... Katërmijë e tetëqind krushq - dhëndurë, prirë nga dy krushkamadhet dhe shoqëruar nga tridhjetë e pesë ndrikulla, marshojnë çdo ditë mal më mal e breg më breg, fshat më fshat e qytet më qytet për të zgjedhur e kaparuar nusen. Lum kush do ta mbërthejë e ta hedhë mbi kalin e tij.
Pas krushq-dhëndurëve, krushkamadheve e ndrikullave, qindra e mijëra militantë, simpatizantë e rosinantë, hipur mbi autobusë, furgonë, vetura, motorra, biçikleta, karroca e madje edhe në këmbë, mbështesin e shoqërojnë të parët në këtë pelegrinazh dasmorësh të paparë, që shpërndan anë e kënd vendit duhmën sarhoshe të dasmës së madhe. Sa për harxhet, ato nuk mund të përcaktohen lehtë. Të paktën në pesëdhjetë qytete të Shqipërisë janë zhvilluar, apo do të zhvillohen nga katër manifestime të mëdha nga dy krushkamadhet (dy në nisje e dy në mbyllje) dhe dhjetëra e qindra tubime të mesme e të vogla, sipas peshës së tridhjetë e ca ndrikullave pjesëmarrëse në dasmë. Të gjithë këto tubime e manifestime në sheshe, pallate, salla e lokale çfarëdo, shoqërohen nga mijëra hallexhinj, sehirxhinj, bastexhinj, qelepirxhinj etj. etj., një pjesë e mirë e të cilëve duartrokasin, bërtasin e këlthasin në proporcion të drejtë me vlerën e TVSH-së (tarifës së vlerës së shpërblimit).
Nëse ndonjë nga ekonomistët tanë të shoqërisë civile (jo ata të qeverisë) do të bënte një llogari të saktë të harxhit të kësaj dasme, do të na nxirrte një shifër tepër interesante. Ai 60 milionëshi (i ri) që KQZ-ja u ndau krushkave e ndrikullave në fillim të dasmës, do të dukej sa një akullore, përpara shifrës reale të të gjithë dasmës, shifër e cila nuk është çudi të na dalë e barabartë me atë të rrugës Rrëshen-Kalimash, pa abuzimet, që thonë se ka bërë Luli.
Po fundja dasma i ka këto. Aq më tepër që i zoti i shtëpisë, njëherësh edhe i zoti i dasmës, nuk është gjirokastrit, por safi malësor. Dhe malësori nuk bën dasmë dosido. Aq më tepër tani kur po bëhemi gati të hyjmë në Bajrakun Europë. Mbi të gjitha rëndësi ka nusja. Si do të dalë ajo? Kuq e bardhë si molla në shëndre?! Jo, jo. E kuqja ka dalë nga qarkullimi. Ndërsa e bardha nuk është fort praktike, sepse mund të duken njollat e yndyrës së dasmës.
Dy janë ngjyrat e vetme të nuses së pritshme: Bluja dhe Roza. Po fundja çrëndësi kanë ngjyrat? Mjafton që nusja të jetë nuse. Kur them nusja të jetë nuse, nuk ia fus kot. Se qëllon që nisesh për nuse e të del plakë e fishkur.
Mbaj mend se njëherë në fshatin tim, në vend të nuses 18 vjeçare që prisnim, na erdhi motra e saj e mbetur në derë, që kishte kapërcyer të dyzetat. Ishte koha e duvakut dhe krushqit nuk mundën ta shihnin në kohë këtë hile.
Ky rrezik ekziston edhe në rastin e dasmës sonë zgjedhore-parlamentare. Nusja është e mbuluar në kuti. Si do të dalë vallë?!
Dyshimeve të mija për moshën, bukurinë, hijeshinë e njerzillëkun e nuses iu kundërvu komshiu im, kur në një nga mitingjet e radhës më pa të sikletosur: Hë budalla se nuk do të martohesh ti, është tjetër kush dhëndri. Komshiu im kishte dhe nuk kishte të drejtë. Vërtet nuk jam unë dhëndri, por nusja do të vijë në shtëpinë tonë. Dhe nëse ajo nuk del nuse, por nursëze, e gjen belaja jo vetëm të shoqin, por edhe ne të tjerët, ne robt e shtëpisë...
Por dy mitingjet e mëdha të hapjes në qytetin tim, mitingjet e ngjyrave blu e rozë, që për fat u zhvilluan qit a qit, siç thotë shkodrani, ma daravitën disi dyshimin dhe ankthin. Këto mitingje, ku provova e u bëra pjesëmarrës, ma ngritën aq lart adrenalinën sa mu duk vetja bash dhëndëri i dasmës, që pret më padurim nusen e ...28 qershorit.
Në tribunën madhështore gjithë lule, banderola, drita e muzikë gjithfarësh, morën fjalën të gjithë krushq- dhëndurët tanë. Secili më i mirë se shoku, secili më orator se tjetri, të gjithë në ujëvarën e fjalimeve gurgullonin margaritarë. Pa le pastaj kur ligjëruan krushkamadhet. Hajde bir hajde. Por ajo që më kënaqi e më dha edhe siguri maksimale për suksesin e dasmës dhe bukurinë e nuses së pritshme ishte fakti se krushq-dhëndurët, së bashku dhe me krushkamadhet, jo vetëm flisnin bukur, por edhe duartrokisnin bukur e madje edhe këndonin bukur. Dhe çfarë kënge, hite të vërteta... Fjalime, brohorima, muzikë, këngë dhe....daulle....Po, po, pas çdo britme edhe daulle. Ajo ia jep lezetin dasmës. Lum ajo nuse që do ti marrë këta farë dhëndurësh! Lum ne se çnuse do të na proftaset në derë...!
Në mbarim të mitingut, kur dhe adrenalina ime ishte në zbritje, më erdhi në mendje një episod nga jeta fëminore, atje në fshatin tim të largët. Njëri nga çobanët e fshatit, ishte fejuar dhe së shpejti do të martohej. Një javë para dasmës, çobani në fjalë, tepër i gëzuar se do të bëhej me nuse, ndërsa kulloste dhitë atje në mal, zhvillonte çdo ditë këtë monolog: Kakuf, kakuf, kakuf (imitim i krismës së pushkës; A, çasht pushka bre; A martohet filani more; Për hair, ore për hair; Hair paç, more hair paç. Dhe në fund të dialogut imitonte me gojë të rënët e daulles. Dum e dëërr... dum e dëërrr.... Kalimtarët e rastit kur dëgjonin këtë monolog, që recitohej me zë të lartë midis pyllit, pyesnin: Përse bie kjo daulle...?, Martohet çobani i fshatit,.- ia kthenin vendasit.
Ishalla jemi me kësmet, e na del nusja vërtet e hairit.